Page 126 - Demo
P. 126
S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Cilat janë etapat e procesit të të shkruarit?2. Si duhet të jetë një tekst nga pikëpamja e organizimit?3. Me çfarë lidhet qëllimi dhe korrektësia e një teksti?4. Plotësoni tabelën me llojet e teksteve:Sipas formës së tekstit ShembujSipas qëllimit të tekstit Shembuj5. Cilat janë veçoritë gjuhësore të tekstit përshkrues? 6. Çfarë hapash duhet të ndiqen për shkrimin e një eseje përshkruese?Ushtrohuni përmes tekstit7. Në grupin e mbiemrave më poshtë dalloni ata që lidhen me përshkrimin objektiv dhe ata që lidhen me përshkrimin subjektiv:i bardhë, bardhosh, vezullues, shkëlqyes, kafe, i kadifenjtë, i gjatë, gjatosh, i madh, madhosh, i drejtë, i hollë, elegant.8. Dalloni llojin e përshkrimit në dy paragrafët e mëposhtëm. Argumentoni përgjigjen tuaj me elemente të marra prej tyre.a) Ana është një vajzë 11 vjeçe. Ajo shkon në klasën e njëmbëdhjetë. Ana është e gjatë rreth 1 m e 20 cm. Ajo ka një trup të hollë. Fytyra e saj është e rrumbullakët. Ana ka lëkurë të bardhë e të pastër dhe flokë të zinj me gjatësi mesatare. Hunda e saj është e drejtë dhe dhëmbët e bardhë. b) Ana është vajza ime. Ajo është drita e syve të mi. Sytë e saj kanë një ngjyrë të kadifenjtë, që përcjellin butësi. Ka hundë të drejtë si të vizatuar me laps dhe buzë të kuqe me ngjyrën e qershisë. Mollëzat e saj të ngritura krijojnë një reliev mjaft tërheqës për syrin. Flokët e saj janë mesatarë dhe të valëzuar. Kudo ku shkon, bie në sy për hijeshinë e saj.9. Në tekstin përshkrues në vijim dalloni paragrafët që ndërtojnë këtë lloj teksti dhe plotësoni tabelën në vijim:Keni parë një rrugë që jeton të katërta stinët? Unë, po. Kur shkon nga Elbasani drejt Tiranës, është një rrugë e bukur mes kreshtash e malesh, rruga e Kërrabës. Në pranverë, ajo buit nga ngjyrat: gjithë nuancat e vjollcës, gjaku i lulëkuqeve, hijeshia e së blertave.Në verë, rruga duket sikur vishet me korrik. E nxehtë dhe e vaposur, ngjyrat e saj sikur forcohen, marrin pigment dhe bëhen goditëse. Pranvera i ka veshur lehtë, vera i mëshon fort penelit të ngjyrave.Dhe ndërsa gushti nxiton të ikë, vjeshta e rëndon rrugën në bakër. Një e kuqërremtë ndjellëse, që herë-herë feks nga ndonjë e gjelbër e harruar. Sa bukur është të ecësh në një ngjyrë të bakërt që heshton...124 Gjuhë

