Page 127 - Demo
P. 127
Në dhjetor, rruga nis e dimëron. Pelerina e bardhë e dëborës ia mbulon shpatullat dhe rruga e bardhë dredhon mes një peizazhi drejt grisë dhe mjegullës së hirtë. Sa e bukur është me atë mjekër bardhoshe, që i zgjatet deri tej luginës së ngushtë! Si një babagjysh të zgjat duart dhe ti strukesh mes bardhësisë, duke dëgjuar përrallën dimërore të rrugës që jeton aq bukur stinët. Paragrafi hyrësÇfarë do të përshkruani?Si do ta organizoni këtë ese? (hapësira, koha dhe rendi i përshkrimit)Paragrafi i parë i zhvillimitDetaje shqisoreFigura letrareParagrafi i dytë i zhvillimitDetaje shqisoreFigura letrareMbylljaPse ka rëndësi për ju personi apo objekti i përshkruar?Çfarë doni që t’i ngelet ndër mend lexuesit për këtë person apo objekt të përshkruar?10. Teksti në vijim është shkëputur nga një ese argumentuese. Gjeni fjali që i përkasin tekstit përshkrues. Dalloni funksionin e tyre. Zgjeroni këto fjali edhe me tre fjali përshkrimi objektiv dhe tre fjali përshkrimi subjektiv. Çfarë realizohet me anë të tyre?Ne jemi krenarë, dhe me të drejtë, për çka kanë arritur universitetet tona. Por në të njëjtën kohë, ka edhe një ndjenjë shqetësimi në rritje për produktin e tyre. Të rinjtë e të rejat që marrin diplomat tona janë mjaft tërheqës: nga pamja fizike, sjellja miqësore, energjia, guximi dhe shpirti i hareshëm. Po aftësitë e tyre intelektuale?11. Kini parasysh se përshkrimi objektiv edhe subjektiv nuk është vetëm pjesë e esesë përshkruese. Ai gjendet edhe në lloje të tjera esesh apo tekstesh. Gjeni përshkrimin në ese argumentuese, në një tekst udhëzues (reklama) etj. Argumentoni qëllimin e ndërfutjes së këtyre teksteve.Sfida e të shkruarit12. Hartoni një ese përshkruese objektive me temën “Historia e familjes sime”. Më pas, kthejeni në tekst përshkrimi subjektiv. Dalloni tiparet që ndryshuan dhe efektin që krijon te ju.Gjuhë 125

