Page 128 - Demo
P. 128


                                    Koliqi u shfaq në letërsinë shqipe pikërisht në kohën kur kjo letërsi po hynte në fazën e modernitetit të saj. Siç kemi mësuar, kjo periudhë kërkonte nga krijuesit shfrytëzimin e mjeteve dhe formave të reja të shprehjes, me anë të të cilave do të trajtoheshin temat që ofronte realiteti i kohës, e po ashtu, edhe lëvrimin e zhanreve e llojeve letrare, të cilat nuk kishin njohur zhvillim deri atëherë. Me prozën e shkurtër, Koliqi do të përmbushte pikërisht këto kërkesa, duke sjellë risi si në aspektin e temave që do të trajtonte, ashtu edhe në mjetet dhe format e shprehjes. Me tekstet e tij, Koliqi do të përuronte modelin e tregimit psikospektiv, një lloj tregimi ku ndihet dukshëm përmasa e analizës psikologjike të “llojit frojdist”, të cilin letërsia shqipe nuk e kishte njohur më parë. Ndërkohë që veprat “Hija e maleve”, “Tregtar flamujsh” dhe “Pasqyrat e Narçizit” do ta shënjonin atë si themelues të prozës moderne shqipe. Tiparet e shkrimit modernist që sjell Koliqi në letërsinë moderne shqipe Siç thamë më lart, me veprat “Hija e maleve”, “Tregtar flamujsh” dhe “Pasqyrat e Narçizit”, Koliqi themelon modelin e prozës moderne në letërsinë shqipe. Para tij, ishin Konica dhe Lumo Skëndo ata që projektuan format e shkrimit modern, me novelat dhe prozat poetike që lëvruan, por ai që e konsolidoi si model shkrimi, ishte Koliqi. Po cilat janë prurjet e Koliqit në letërsinë moderne shqipe?Ernest Koliqi LetërsiErnest Koliqi lindi në Shkodër, më 20 maj 1903. Ndoqi studimet në Itali, fillimisht në kolegjin jezuit Arice, në Bresha dhe më vonë në Universitetin e Padovas për Letërsi, ku do të mbronte diplomën me temë Epica popolare albanese (“Epika popullore shqiptare”). Koliqi shkroi në zhanre e lloje të ndryshme letrare, si: poezi, prozë, prozë poetike, dramë, ese, kritikë, studime e përkthime. Por ajo që i dha vendin e rëndësishëm në letërsinë shqipe është pikërisht proza. Përmbledhjet me tregime dhe novela do ta shënjonin si një ndër themeluesit e prozës moderne shqipe.  Nga krijimtaria e Koliqit, mund të përmendim: vëllimet me tregime e novela “Hija e maleve” (1929) dhe “Tregtar flamujsh” (1935); vëllimet me poezi “Gjurmët e stinëve” (1933) dhe “Kangjellat e Rilindjes” (1959); prozat poetike “Pasqyrat e Narçizit” (në dy variantet e botimit 1936; 1963); romanin “Shija e bukës së mbrume” (1960); dramën “Rrâjët lëvizin”; dy vëllimet me përkthime “Poetët e mëdhenj të Italisë” (1932,1936); përmbledhjen Antologia della lirica albanese (“Antologji e lirikës shqipe”) (1963); librin me ese mbi letërsinë shqipe Saggi di letteratura albanese (“Ese për letërsinë shqipe”) etj. Koliqi vdiq në Romë, më 15 janar 1975.126 Letërsi
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132