Page 129 - Demo
P. 129
Disa nga tiparet e shkrimit modernist që gjenden në tregimet e Koliqit janë: Përdorimi i elementeve të mitologjisë shqiptare, të tilla si zana, orë, shtojzovalle dhe përzierja e tyre me elemente të botës reale, për të ndërtuar me to realitete letrare, të cilat mbartin njëherazi atmosferën e fantastikes, të mrekullueshmes e reales. Rrëfimi në këto tregime shpesh përzien struktura të rrëfimit gojor (si p.sh., në tregimin “Kërcimtarja e Dukagjinit” gjejmë formulime të tilla, si: Paska qenë dikur... apo edhe numrat simbolikëkarakteristikë për përrallat, si p.sh. “Mbas nji udhëtimi tri ditësh me ndalje e pushime të shpeshta...”; “Kremtimi i madhnueshëm zgjati shtatë ditë e shtatë netë”.) dhe atij të kultivuar. Tregimet që mbartin këto karakteristika janë: “Nusja e mrekullueshme”, “Kërcimtarja e Dukagjinit”, “Diloca” “Kur orët lajmërojnë”.Rifunksionalizimi i mitit, si teknikë e shkrimit modernist. Te prozat poetike me titull “Pasqyrat e Narçizit”, Koliqi shfrytëzon kuptimin simbolik që përçon miti i njohur grek i Narçizit, për të projektuar veten e tij, botën e brendshme, ëndërrimet e meditimet poetike. Kështu, “Pasqyrat e Narçizit” janë në të vërtetë shtatë rrëfime lirike që shpërfaqin jo mitin, por botën e brendshme shpirtërore të Koliqit. Përdorimi i epifanisë shfrytëzohet nga Koliqi për të zbuluar realitete e atmosfera të reja që fshehin objekte e sende të njohura. Nga objekte të veçanta shpërthejnë përvoja të fshehura prej vitesh në kujtesën e personazheve ose krijohen përvoja të reja. Në tregimet e Koliqit, si objekte epifanizimi shërbejnë fotografitë e të afërmve, siç ndodh te tregimi “Andërr e një mbasditje vere”; kopshti te tregimi “Kumbulla përtej murit”; hana te tregimi “Hanë gjaku”; copa e murit te proza poetike “Xhami i dritores s’ime”; pianoja te tregimi “Dramë e vogël”. Përzierja e zhanreve. Është një tjetër tipar i shkrimit modernist që zë vend në krijimtarinë e Koliqit. Kështu, vepra “Pasqyrat e Narçizit” është modeli ku elemente të shkrimit në prozë dhe atij në poezi janë përzier për të ndërtuar në strukturën e një libri zhanre të ndërmjetme, siç janë prozat poetike.Kapërcimet kohore dhe përzierja e kohëve gjatë rrëfimit janë një tjetër karakteristikë e prozës moderne koliqiane. Shpesh, në tregimet e Koliqit, kapërcimet apo zhvendosjet kohore janë pjesë e rëndësishme e teknikës së rrëfimit. Kalimi nga e tashmja në të shkuarën nëpërmjet analepsës apo retrospektivës nostalgjike, shërben për të plotësuar ngjarjet e ndodhura dikur në jetën e personazhit, siç ndodh te tregimi “Kumbulla përtej murit”; apo te tregimi “E gjeti mbas shimshirit”. Mendimi i Martin Camajt për Ernest Koliqin “Koliqi letrar shquhet si krijues i novelës në letërsinë shqiptare, simbas mendimit tim drejtës do vu në dukje se ai do përcaktue si themelues i prozës moderne në letërsinë shqipe. Lexuesi i kujtueshëm, për shembull, mbetet shtang si ky prozator qysh në nisje të tregimit, në të parat fjali e gjen fillin e mbarë, tonin e saktë. Koliqit, edhe si njeri i hapët e kozmopolit nga natyra, i kandeshin ndryshmenitë e jetës e të artit shumëngjyrash: ky njihet si ndërmjetës mes shkrimtarëve të Veriut e të Jugut të Shqipnisë.”NarcisLetërsi 127

