Page 13 - Demo
P. 13


                                    Disa ndër tiparet e gjuhës së stilit juridiko-administrativ janë:Sfera: Fusha e legjislacionitFunksioni: Kumtues dhe parashkrues, domethënë jep udhëzimet përkatëse për ruajtjen privatësisë. Leksiku: Gjithçka paraqitet në emër të ligjit dhe të shtetit, ndaj nuk mund të flitet për stilin individual të hartuesit, por duhet ndjekur një model i mirëmenduar e i paracaktuar në formë dhe në përmbajtje. Norma e detyrueshme e këtij lloj stili është standardi. Vihet re se teksti më lart nuk ka shmangie dialektore apo ligjërimore.Gjuha duhet të jetë e drejtpërdrejtë dhe të mos lërë vend për dykuptimësi apo për paqartësi. Të gjitha fjalët janë me kuptimet e fushës leksikore që i përmbledh, përkatësisht fushës juridike, të drejtave që lidhen me privatësinë (e drejtë, privatësi, ruajtje, cenim, banesë, objekt privat, telefoni etj.). Një pjesë e tyre janë terminologji (neni, e drejtë, privatësi, gjykatë etj.).Ndërtimi: Mbizotërimi i stereotipave (ndërtimeve tip) në të shkruar e në të shprehur, si tipar i këtij stili është i dallueshëm në tekstin më lart. Kështu, jepet koka e nenit, pastaj specifikimet e tij. Renditja bëhet sipas një logjike të qartë: fillimisht, kush e gëzon këtë të drejtë (çdokush) dhe kush jo. Renditja e pikave në vijim sqaron elementet konkrete të privatësisë.Janë të pranishme grupet karakteristike të këtij stili: është e domosdoshme, në mënyrën e përcaktuar me ligj, në bazë të vendimit gjyqësor etj.Foljet që përdoren më së shumti këtu janë në kohën e tashme, mënyra dëftore, joveprore (mendohet, lejohet, kufizohet), ose janë kallëzues të përbërë, të ndërtuar me foljet mund dhe duhet, të shoqëruara me folje në lidhore (mund të bëhet; mund të kufizohet etj.).Janë të pranishëm emrat prejfoljorë të veprimit a të vepruesit (hetim, shmangie, arrestim etj.).Nuk mungojnë as këtu fjalitë stereotip të mbylljes (Secili person gëzon të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale. Mbledhja, ruajtja, qasja, korrigjimi dhe shfrytëzimi i tyre rregullohet me ligj.).Fjalitë janë të përbëra dhe lidhen me përemra lidhorë (objekti privat, që mendohet), lidhëza kushtore (Shmangia nga kjo rregull lejohet, nëse është e domosdoshme për...).Gjuhë 11
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17