Page 130 - Demo
P. 130


                                    Kthimi në të shkuarën shpesh bëhet edhe për të shpjeguar veprimet apo ngjarjet e së tashmes, si p.sh. te tregimi “Hanë gjaku”.Depërtimet psikologjike për të eksploruar botën e brendshme të personazheve, dilemat, veprimet a mungesat e veprimeve, përbëjnë një tjetër karakteristikë të shkrimit modernist. Në shumë prej tregimeve të Koliqit, vëmë re se rrëfimtari përqendrohet te bota psikologjike e personazheve dhe objekt rrëfimi bëhet pikërisht realiteti psikik i tyre, i cili ndihmon në përcaktimin e sjelljeve e veprimeve njerëzore. Me këtë formë, Koliqi e pasuroi letërsinë shqipe me një lloj të ri të prozës artistike, që quhet tregimi psikospektiv. Një formë që letërsia moderne europiane e kishte njohur me kohë, ndërsa letërsia shqipe e bën pjesë të teknikave të veta nëpërmjet Koliqit.Elemente të stilit modernist të Koliqit konsiderohen edhe gjuha simboliste, që shoqëron tregimet e tij, ku vihet re sidomos te përmbledhja me proza poetike “Pasqyrat e Narçizit”; si edhe vlerat polisemike që u vesh fjalëve, nganjëherë që në titull. Po kështu, edhe mbizotërimi i mbiemrit, “adjektivit” siç thotë vetë Koliqi, ndihet në një pjesë të rëndësishme të krijimeve të tij. Tematika në përmbledhjet “Hija e maleve” dhe “Tregtar flamujsh” Në vëllimet “Hija e maleve” dhe “Tregtar flamujsh” përgjithësisht trajtohen tema që kanë në bazë kodet zakonore, ligjet e pashkruara e moralin tradicional të Malësisë, si edhe përplasjen e këtyre normave e zakoneve me mentalitetin e ri dhe frymën e zhvillimit të jetës në qytet. Po ashtu, sidomos te “Tregtar flamujsh”, trajtohen problematikat e jetës urbane. Dinamika e zhvillimit të qytetit, sjell me vete temat e përfitimeve materiale, temat ekzistenciale, temat e marrëdhënieve sociale mes individëve të një shoqërie që po zhvillohet, kontradiktat dhe dilemat shpirtërore që shoqërojnë njeriun në një botë gjithnjë e më të hapur, temat e dashurisë etj. Nëpërmjet analizave psikologjike, Koliqi përpiqet të depërtojë në subkoshiencën e personazheve për të zbuluar atë që stimulon veprimet dhe sjelljet e tyre. Dy breza letrarë...Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Alkesandër S. Drenova (Asdreni).Foto: Studio Marubi.128 Letërsi
                                
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134