Page 131 - Demo
P. 131


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni tekstin1. Pse Koliqi konsiderohet si themelues i prozës moderne shqipe? Cilat janë veprat që ia japin këtë vend?2. Cilën teknikë të shkrimit modernist përdor Koliqi te vepra “Pasqyrat e Narçizit”?3. Koliqi përdor epifaninë në disa prej tregimeve të tij. Kujtoni se cilët autorë të tjerë të letërsisë moderne botërore e përdorin këtë teknikë dhe për çfarë funksioni.4. Çfarë është tregimi psikospektiv? Si mund ta përkufizoni atë?5. Si procedon Koliqi me kohën e rrëfimit në tregimet e tij?7. Cilat janë tematikat që trajtohen te përmbledhja “Hija e maleve” dhe “Tregtar flamujsh”?8. Cili është përcaktimi që Camaj i bën stilit të Koliqit?Ushtroni mendimin kritik9. Vepra “Pasqyrat e Narçizit” është shkruar në formën e prozave poetike. Çfarë dini ju për zhanret e përziera, siç është edhe forma e prozave poetike? Diskutoni në lidhje me karakteristikat që shoqërojnë këtë formë shkrimi. Zgjidhni një prej prozave poetike të Koliqit dhe krahasojeni me prozën poetike “Ag” të Artur Rembosë, të dhënë në mësimin “Letërsia moderne”, në rubrikën “Analizë përmes shembujve”.10. Në një pjesë të tregimeve dhe novelave, Koliqi përdor instrumente të psikanalizës për të depërtuar në realitetin psikik të personazheve të tij. Lexoni tregimin “Andërr e nji mbasditje vere” (ose ndonjë tregim tjetër) dhe më pas diskutoni mbi praninë e elementeve psikanalitike në të.11. Martin Camaj e cilëson Koliqin si “ndërmjetës mes shkrimtarëve të Veriut e të Jugut të Shqipnisë”, a mendoni edhe ju të njëjtën gjë? Argumentoni përgjigjen tuaj.12. Gjeni përcaktime të tjera që i janë bërë Koliqit si shkrimtar dhe artit të tij, dhe diskutoni për vlefshmërinë e tyre. Letërsi 129
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135