Page 133 - Demo
P. 133
ILUSTRIM LETRARE. KoliqiIku prej shtëpisë së të dashunës e hyni në një pijetore, ku të gjithë e shikuen për seri, kaq e çuditshme u duk ardhja e atij mësuesi të përmêndun për urti në atë lokal pijanecash. Po Doda s’pa kurrkênd.Kishte humbë gati krejt pushtetin e vetvetes. Lonte kâmbë e dorë, bânte gjeste si në kllapi. Një mendim i papritun e kishte sjellë aty.Porositi raki. Kur ia prune, lagu paksa gojën me te dhe e vûni përpara tue e harrue mbi tavoline. Fjalet e s’âmës së Nushës i tingllonin gjithnji në vesh, provokuese. Donte me e largue mêndimin nga to: kerkonte me harrue, me u davarite. Kot: qarku i errësinës, që kish nisë me e rrethue shpirtin e tij si natë mëndere, ngushtohej ças me ças.“Unë shkova te ato me kërkue paqen e gjeta dishprimin”. E, me të vërtetë, çapojt e dishprimit i kishin hy thellë ne zêmër.Jeta humbte ngjyrat e bukura, zverdhohej, mbulohej me hije të zeza. Ajo skutë fatbardhësie, që duert e njoma të Nushës do të lulëzonin për ditë me drandofille të përvesueme, a thue kishte për t’u zhdukë si ândërr e avullt që fshin drita e diellit? Libri origjinal, vepra e thellë që do të përtrinte psiken e kalamâjve shqiptarë, tue ngjallë e forcue instinktet må te shëndosha të kombit, kishte për të mbetë vallë deshire e pafuqishme e një mëngjesi t’êndun vetëm me rreze shpresash? Misioni i naltë me edukue djelmninë, që sot âsht uzdaja e lumnisë së ardhshme, por nesër do të jetë Shqipnia e re – ajo që shkelqen në kângën e poetëve e qe dëshirimi i fundēm i dëshmorëve – a thue do të ishte mbaskëndej detyrë e ândëshme e tjerve dhe jo mâ e tij? Do të dilte ai ndoshta nga radhët e çetës së punëtorëve e do t’i shifte kolegët tue marshue pērpara, pa tê? Ideali i trajtuem me sa mundime e studime a do të shembej pa pritë, pa kujtue? Kultura e tij do të ishte valle si levore që plasaritë vetvetiu tue lânë lakuriq natyrën primitive? U ngrit, pagoi e doli.Jashtë, ré të zeza udhëtonin të shpejta nëpër qiell. Vetima, si gjarpën ari xhixhillues, rrëshqiste për të gjatë tyne tue e shqye, hove-hove, terrin e natës. Ajri ishte i nxehtē, i amtë me të marrë frymën. Shtërngata po avitej. Ai shkoi drejt në shtëpi, pa mujtë me këputë fijen e mendimeve.GjakuLetërsi 131

