Page 134 - Demo
P. 134
S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Nëse e vendosim fragmentin brenda gjithë veprës, atëherë kuptojmë se shfaqen disa problematika njëkohësisht. Identifikojini ato dhe tregoni si i kuptoni. 2. Njerëzit në pijetore e shohin Dodën me habi. Analizoni nga ana kuptimore këtë reagim, duke pasur në vëmendje edhe përmbajtjen e novelës. 3. Në tekst pohohet se sjelljet e Dodës janë si në kllapi. Shpjegoni si i arsyetoni ju këto veprime të Dodës. A vjen natyrshëm kjo në përfytyrimin tuaj teksa lexoni tekstin?4. Fjalët e nënës së Nushës (të fejuarës së tij) i tingëllonin në vesh. Cilat ndjesi të Dodës i ngacmojnë ato? Si vepron Doda përballë këtij insistimi? “Te tanë janë çue kundra meje... Bajraku murmuron tue thânë se deri më sot s’ka pasë pjesëtar që të ketë lanë gjak me hupë... Apa âsht në short me m'u sëmurë prej idhnimit e ndoshta më nâm në zêmër të vet si djalë të bastardhuem... Don Shtjefni nuk më foli asnjë fjalë që me ma qetësue qëndresën... Drandes i âsht mbushë mêndja se unë s’bari kore dhe se do ta bâj me doemos një punë... Të tânë kundra meje... Kurrkush s’ma thotë një fjalë që me ma përtri fuqinë e vullnetit... E, pra, me gjithë këtë, unë do t’i qëndroj këtij ambienti të kalbun... Unë s’do t’i përulem këtij mentaliteti të egër... Le të më thërrasin tutës, le të më quejnë djalë të lig: unë due me dhânë një shembull të gjallë kuraje civile tue u shpallë luftë zakoneve të mbrapshta”. Me gjithë që ky vendim i marrun në vetvete ia qetësoi disi turbullimin e mêndjes, prap gjumi s’e merrte. Kujtimi i të atit, sidomos, nuk i hiqej. Ai e dinte mirfilli se, po të kishte mujtë me fluturue te shtëpia në atë ças, aty afër votre do ta gjente, pa gjumë, në paluejtninë e zakonshme, kapërthye në idhnimin e gjakut të pamarrun që ia brente përbrenda fuqitë e fundme të jetës. Vetoi, jashtë, e bubulloi. Era bâni me gjëmue dyer e dritore. Në fund qielli shfreu: ra shi; i fortë, i shpejtë, i kumbueshëm. Mbandej vetimat u rralluen, bumbullimat u larguen e ktheu heshtja e përparshme. Vetëm, ndëgjohej uji tue rrjedhë rrëkeve të oborrit, poshtë, përherë mâ i kadalshëm.Dodës i ra në kujtim se kishte lexue në një libër që, për me ndiellë âmbëlsit e lulëkuqeve të Morfeut, duhej largue çdo mêndim e duhej njehë symbyllë me mênd, pa u sjellë nëpër të shtrueme, deri sa gjumi ta këpusë vargun e numravet. Ashtu bâni, tue fillue të njehunit dy tri herë rishtas sepse mêndimet e kapnin trathmênd. Tekembramja fjeti. Ândrrat që pa qenë edhe mâ të turbullueshme se mendimet e ditës.Natë e shkambie. Ai ikte, ikte turrshëm tue u shqye petkash nëpër gurë të thepisun.132 Letërsi

