Page 135 - Demo
P. 135
5. Doda e përkufizon kështu misionin që ai ka ndërmarrë: Libri origjinal, vepra e thellë... do të përtrinte psiken e kalamâjve shqiptarë, tue ngjallë e forcue instinktet må te shëndosha të kombit...Shpjegoni me fjalët tuaja si e kuptoni këtë mision të protagonistit. Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Fragmenti është i ndërtuar në integrimin e ligjëratës së drejtë me atë të zhdrejtë. Ligjëratë e drejtë janë fjalët e Dodës, ndërsa ligjëratë e zhdrejtë, fjalët e rrëfimtarit. Pasi ta keni rilexuar tekstin, mendoni se gjykimi i rrëfimtarit e plotëson gjykimin e protagonistit? 7. Në paragrafët e parë vërehet prania e fjalive të shkurtra e me përbërës antitetik: Iku prej... e hyni ...; të gjithë e shikuen... po Doda s’pa kurrkend; ...kërkue paqen e gjeta dishprimin. Çfarë tregojnë këto për gjendjen psikologjike në të cilën ndodhet Doda?8. Për zbërthimin e botës së brendshme të personazhit është përdorur monologu i brendshëm. Doda përdor përemrin ato për të tjerët dhe unë për veten. Përse ka zgjedhur këtë ndërtim rrëfimtari? A lidhet kjo me vendimet dhe misionin e Dodës? Po me luftën e tij? Kundër kujt është kjo luftë? 9. Gjatë monologut të Dodës vërejmë praninë e shpeshtë të retiçencës. Ky ndërtim i tekstit, a pasqyron dilemën e Dodës? Nëse po, tregoni si lidhet kjo me llojin e fjalisë së përdorur. 10. Lexojeni tekstin me zë. Ai është shkruar në dialektin gegë. Identifikoni fjali e ndërtime gjuhësore që janë karakteristike për atë dialekt. Ndërtoni fjali në klasë, duke i sjellë ato në kontekste të tjera. Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Fragmenti nis me një situatë paradoksale: ardhja e atij mësuesi të përmêndun për urti në atë lokal pijanecash. Cilët janë fjalët që krijojnë paradoksin? A ka paralelizëm mes këtij paradoksi dhe asaj që ndodh në novelë? 12. Lexoni fjalinë: Kot: qarku i errësinës, që kish nisë me e rrethue shpirtin e tij si natë mëndere, ngushtohej ças me ças. Fjalia nxit imazhin e një rrethi që sa vjen e ngushtohet. Gjeni metaforat dhe analizoni kuptimet që fitojnë ato. Kjo errësirë që po pushton shpirtin e Dodës, i vjen instinktivisht apo ai e kontrollon atë? Si lidhet e gjitha kjo me metaforën çapojt e dishprimit?13. Dilemat e Dodës, dhënë përmes fjalëve të rrëfimtarit, ndërtohen përmes pyetjeve retorike. Pyetjet retorike i paraprin konstatimi: Jeta humbte ngjyrat e bukura, zverdhohej, mbulohej me hije të zeza. Analizoni kalimin nga realiteti në instinktet e botës së brendshme. Mbështetuni te metaforat, enumeracioni. Si lidhet me nëntekstin e pyetjeve retorike kjo paraprirje? Mendoni se brenda botës së Dodës ka nisur lufta? Pse? Argumentoni duke përdorur figurat që gjenden brenda pyetjeve retorike. 14. Ndaluni në paragrafin: Misioni i naltë me edukue djelmninë, që sot âsht uzdaja e lumnise se ardhshme, por nesër do të jetë Shqipnia e re - ajo që shkelqen në kângën e poetëve e qe dëshirimi i fundēm i dëshmorëve - a thue do të ishte mbaskëndej detyrë e ândëshme e tjerve dhe jo mâ e tij? Do të dilte ai ndoshta nga radhët e çetës së punëtorëve e do t’i shifte kolegët tue marshue pērpara, pa tê? Ideali i trajtuem me sa mundime e studime a do të shembej pa pritë, pa kujtue? Kultura e tij do të ishte valle si levore që plasaritë vetvetiu tue lânë lakuriq natyrën primitive? Vëreni mendimet e kundërta që gjallojnë në të. Evidentoni fjalët që krijojnë antonimi kontekstuale. Duke u nisur nga to, tregoni imazhin që krijon togu Shqipnia e re. Letërsi 133

