Page 136 - Demo
P. 136
15. Metafora idhnimin e gjakut të pamarrun, na orienton drejt teorisë së instinkteve, mbi të cilën ndërtohet novela. Shpjegoni kuptimin që merr emri idhnim brenda metaforës. A lidhet ai me zakone e tradita të zonës së Veriut të Shqipërisë? Argumentoni përgjigjen tuaj, duke sjellë të dhëna të tjera nga novela. Nga teksti te gjuha në përdorim16. Kemi përmendur shumë herë që autori e ndërton tekstin mbi kundërshtitë. Analizoni këto përdorime në funksion të qëllimit të tij. A ju ndihmojnë antitezat kontekstuale për ta kuptuar këtë? Ilustroni mendimin tuaj me të dhëna nga teksti. 17. Fragmenti është i ngjeshur me përdorimin e formës së pashtjelluar me + pjesore, tipike kjo e përdorimit të gegërishtes. Evidentoni disa prej tyre. Në çfarë funksionesh shfaqet në rastet që ju evidentuat? A e bën të bukur rrëfimin? Po të plotë? Pse?18. Karakteristikë e monologut të brendshëm është përdorimi i shumë përemrave. Identifikoni rastet kur përemrat luajnë rolin e hiponimisë. Cilat fjalë përmbledhin ata? A ndikon kjo në mesazhin që përcjell fragmenti?19. Përgjatë monologimit shfaqet shumë shpesh përemri unë. Sa arrin protagonisti ta bindë lexuesin në këmbënguljen e tij? Ju si lexues, a jeni të bindur që Doda do t’i qëndrojë deri në fund vendimit të tij? Argumentoni përgjigjen tuaj me të dhëna nga teksti. 20. Brenda këtij konteksti fragmentar, teksa përshkruan natyrën në funksion të luftës së brendshme të Dodës, vërejmë në fillim “Shtërngata po avitej” dhe në fund “qielli shfreu”. Si lidhet ky përdorim me kontekstin? Si shkon ai në paralelizëm me gjendjen e brendshme të Dodës?Nga teksti te reflektimi21. Doda pohon: Unë s’e kam mendue kurrë se qes pushkë: një forcë që s’dij me e shpjegue m’i mori mênt e më rrëmbeu vullnetin. Si mendoni, cila është ajo “forcë” që e shtyn Dodën të kryejë vrasje, përkundër vullnetit të tij?22. Si e gjykoni bindjen e Dodës përballë presionit të ambientit dhe familjes? A ka mjaftueshëm forca një njeri i vetëm, qoftë edhe i shkolluar, për të përballuar sfidën e një shoqërie të tërë? 23. Figura e babait në familjen patriarkale shqiptare ka një përfaqësim të fortë, imponues. A njihni shembuj të tjerë në jetën e përditshme që të përçojnë të njëjtën ndjesi si të Dodës? Flisni për to. 24. Besoni edhe ju që shkollimi i mbarë shoqërisë do të mbizotërojë rolin frenues dhe negativ të disa ligjeve të pashkruara? A keni një ide konkrete për këtë? E shihni mundësinë që ky të jetë një prej planeve tuaja të së ardhmes?25. Në ç’raport me realitetin e sotëm në zonat e thella të Veriut të Kosovës dhe Shqipërisë është kjo novelë? A është zhdukur dukuria e gjakmarrjes? Sa ndikon tradicionaliteti dhe patriarkaliteti në këtë proces?Nga teksti te të shkruarit26. Shkruani një ese analitike me temë: A ka send má të mrekullueshëm në këtë botë se me i sjelle qytetnimin një kombi zhytë në errsinën e padijes?134 Letërsi

