Page 137 - Demo
P. 137


                                    Kërcimtarja e DukagjinitKërcimtarja e Dukagjinit” bën pjesë në grupin e tregimeve që përdorin elemente fantastike të mitologjisë shqiptare, siç janë zanat, të përziera me elemente të historisë dhe të jetës reale. Strukturimi i tregimit ngjan me strukturimin e përrallave e legjendave. Formulime të tilla, si “Paska qênë qenë dikur nji vajzë mrekullisht e hijëshme”, me të cilin fillon paragrafi i dytë i tregimit, na kujtojnë formulat me të cilat nisin përrallat. Fabula e tregimitFabula e këtij tregimi është e tillë: Skënderbeu, pas fitores që kishte arritur kundër turqve, kishte vendosur të organizonte një festë. Në këtë festë, ai thirri gjithë bashkëluftëtarët. Lekë Dukagjini shkoi së bashku me njerëzit e tij, mes të cilëve ishte edhe mbesa, Lulja. Lulja shquhej për bukurinë e jashtëzakonshme, por nga ana tjetër, edhe për ngathtësinë dhe trashamanësinë e saj. Ndaj, Zanat, për të nderuar madhështinë e vendit të tyre, vendosin që njëra prej tyre të marrë pamjen e Lules. Me këtë shndërrim, Lulja, për çudinë e të gjithëve, e më së shumti të nënës së vet, Zogës, arrin të fitojë garën e kërcimtares më të mirë e të kurorëzohet mbretëresha e kërcimtareve. Ajo që ndodh në fund të tregimit, kur Lulja zgjohet nga gjumi e plogësht dhe e ngathët si dikur, duke pohuar se s’kishte qenë kurrë në Krujë, shpjegon enigmën e transformimit të saj. Karakteristikat e tregimitKy tregim është përcaktuar si tregim metamorfozo-simbolik. Metamorfoza e brendshme që ndodh te princesha Lule, mbesa e Lekë Dukagjinit, është simbolike, është metamorfoza e jashtme që i duhet kombit për të dalë nga amullia e squllët ku e ka zhytur veten. Lavdia e breznive të mëparshme s’mjafton për të justifikuar veprimet e “ngathta, të trasha e turulluqe” të bashkëkohësve të Koliqit. Diçka duhet “lëviz”, përndryshe zanat bëjnë lojëra, ose lavdia e të parëve, që ndihet e rrezikuar, thërret në ndihmë mitin, i cili në saje të transhendencës realizon metamorfozën. Tashmë, s’është Lulja që lëviz, por “Zânat e Dukagjinit për me i qitë zânin maleve të tyne kishin dâ qi njâna prej sosh të merrte fytyrën e trupin e Lules e të shkonte në Krue në vênd të saj, më sa qi këtê tue plandosë në një gjumë të randë, e kishin vû me fjetë, në banën hyjnore ku ato jetojnë”. ANALIZË E VEPRËSLetërsi 135
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141