Page 138 - Demo
P. 138


                                    Estetikisht, prezenca e Zanës në trupin e Lules nuk shfaqet me bukuri statike, pamore, por me madhështinë lëvizore, që përnjëherësh ndërron forma, duke dhënë imazhe figurash të ndryshme, të gjitha brenda një funksioni: për të evidentuar madhështinë e qenies dhe të kombit. “E drejtë si curril uji gufues, e lakmueshme si gem i njomë, e shpejtë si hije reje, e dridhshme si drita n’krue, endej shpejt, ngadalë, hovshëm, pritueshëm. Kërcimi i saj ishte i freskët si liria e maleve, i lehtë si kind flamuri që valon ndër maje të epra, i egër si fluturimi i shqipes, i përmallshëm si kângë e harrueme që ngjallet në fund të zêmrës”.Lëvizja interpretohet si ndryshim, gjallëri, jetë, ndërsa krahasimet si qëllime për t’u arritur. E kështu, miti i sugjeron realitetit: “Lypset Çilë një rrugë e re, që të na nxjerri prej gropës ku kena ra”Ishte princeshë Lulja, mbesa e Lekë Dukagjinit.Si u ba? Ça ndodhi?Porsa hyrija malsore çoi duert e luejti kâmbët, nji habi e ambël kapi gjith shpirtnat. Nëpër tânë salonin u ndie si nji âmě lulesh mali e si nji gurgullim krojesh të ngrita. Sy njeriu s’kishte på as valle mâ të mrekullueshme as kërcimtare mâ të bukur. Lëkura e fytyrës së saj gjante e endun me rreze e fletëza prilli. Trupi i vërgjilët përhapte anë për anë nji njomsi si lule qi sa po ka çelë. Të gjithve i u bânte se shifshin rreth saj tue lulzue e tue u shfletězue, si n’ândërr, lulishta madhshtore. Ishte nji apotheozë lulesh: lule të dênduna të panjehuna iu çelnin nên kâmbët e lehta, reshëshin mbi flokë të lëshuem, dridheshin ndërmjet gishtave të bardhë, derdheshin mbi trup hyjnuer. Tash ngjante si të ishte tue luejtë foshnjisht me përfytyrimin e saj në pasqyrën e një uji të kulluet; mandej dukej të këpuste rremtha të lulëzuem, tue u ngritë maje gishtave të vegjël. Herë ngiste nëpër shtrojë si të ndiqte ndonjë flutur ari; herë valavitej si ta përkundte jehu i një jonës së largët që ngjallte malle të paprituna. Merrte me u ngjitë nëpër një shkallë ajrore, largonte gjeth e lule të padukshme që ia ndalonin hovin, hidhej përpara si të binte zhyt në ndonjë krue, shtrinte dorën me kapë shoqe tjera e sillej me mënyrën e asaj që u prîn një vargu vajzash kërcyese. E drejtë si curril uji gufues, e lakmueshme si gem i njomë, e shpejtë si hije reje, e dridhshme si drita në krue, endej shpejt, ngadalë, hovshëm, pritueshëm. Kërcimi i saj ishte i freskët si liria e maleve, i lehtë si kind flamuri që valon ndër maje të epra, i egër si fluturimi i shqipeve, i përmallshëm si kângë e harrueme qi ngjallet në fund të zêmrës. ILUSTRIM LETRARE. KoliqiKërcimtarja e Dukagjinit136 Letërsi
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142