Page 139 - Demo
P. 139


                                    Sa mbaroi, një brohori e përgjithshme e emnoi mbretëreshë të kërcimtareve. Mbreti vetë erdhi me e marrë për dore. Princat, kapidanat, bajlozat, bujarët, kalorësit e rrethuen tue e mbulue me lavde e tue i ngjitë mbiemna të bukur.– Zânë me flatra!– Hyjneshë e kërcimit!– Dritë hâne në prrue!– Fllad fluturues!– Lule në erë! Flutura e Shqipnisë!Bajlozi i Venedikut i pëshpëriti:– Tersicore!E âma, Zoga, me çudi mâ të madhe që mund t’i shprehte fytyra, u lëshue kah ajo:– Po kush të ka mësue, moj, ty me kërcye ashtu?Shatrat e Mbretit e çuen me zgjedhë çka të donte ndër plaçkat e luftës së fundme. E ajo mori një peshtah ari të punuem për mrekulli.Mbretnesha e thirri afër vetes dhe e puthi në ballë. Tuba lulesh të panjehuna nisën me i ardhë. Princat e rij çonin me kërkue lule nëpër lulishta të Krujës për tê; zojat i hiqnin prejparzmit me ia falë asaj.Një triumf i pashoq.Ajo shkëlqente për gjithë ças e mâ bukur mâ e njomë, mâ tërhjekse.Festat mbaruen e gëdhini dita e kthimit. Lekë Dukagjini me përciellësa u nis në Malësi.Udhës të gjithë ishin të lodhun prej kremtimeve të gjata.…………………………………………………………………………….Të nesërmen, një lajmtar i papritun e zgjoi heret Zogén. Lekë Dukagjini e thirrte për një punë me rândësi të madhe. Ia kishte befë në kështjellë një princ i ri, nga shtëpia e Muzakajve, që kërkonte me e marrë Lulën e donte me u fejue aty për aty. Kërcimi i pashoq e kishte bâ me u çmêndë mbas saj, e ai kish vrapue për të arrijtë i pari, sepse ishte i sigurtë se tjetër dëshirtarë do t’u paraqitnin për së shpejti. Zoga, si mori vesht punën, ngau me zgjue të bijën. Por kjo gërhiste tue fjetë e s’ishte send që e luente vêndit.Mbasi e shkundi e âma mirë e mirë, në fund, Lulja u ngrit me sy të turbullt e me një shprehje mërzie në skaje të buzëve.– Çou, – i briti Zoga, – se kanë ardhë me të lypë për grue.Ajo s’u tund asnjë fije, por mori me u veshë kadal me plogështinë e zakonshme.– Mâ shpejt, he qyqe! Ku ma le zhdërvjelltësinë që kishe në kërcim? – bâni e âma tue e nxitë.– Ku? Si? – pyeti vajza e një habi e madhe iu piskue në fytyrë.– Në Krujë, pra, deh, – ia priti Zoga, – kur ishim në Krujë.Letërsi 137
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143