Page 14 - Demo
P. 14


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar. i saktë i gabuarTematika e një teksti përcakton stilin gjuhësor të shkrimit. Gjuha e përdorur në kartëmonedha i përket stilit juridiko-administrativ. Një informacion shkencor mund të jepet vetëm nëpërmjet stilit shkencor-teknik.Një tekst pa gabime drejtshkrimore, përmbush kërkesat për tekstin e shkruar. 2. Cila nga fushat e mëposhtme nuk i përket stilit të veprimtarisë shkencore e teknike. Qarkoni përgjigjen e saktë dhe argumentoni pse.a) fusha e shkencave shoqërore;b) fusha e shkencave natyrore;c) fusha e së drejtës ligjore;d) fusha e teknikës dhe e teknologjisë.3. Cili është funksioni i stilit shkencor dhe i stilit juridiko-administrativ? Ilustroni përgjigjen me tekste të secilit stil.4. Të dyja stilet kanë tipare në fushën e leksikut. Dalloni këto tipare, duke i ilustruar me tekste të ndryshme që i përkasin secilit prej tyre.5. Të dyja stilet kanë tipare specifike në ndërtim. Dallojini ato, duke dhënë shembuj nga tekste që iu përkasin këtyre stileve.Ushtrohuni përmes tekstit6. Teksti i mëposhtëm ka elemente që nuk janë pjesë e tij. Dallojini ato dhe thoni pse nuk duhet të jenë. Zëvendësojini me diçka të përshtatshme. Shtoni ndonjë element që mund të jetë i domosdoshëm për ndërtimin.a) Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe i lumtur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. b) Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj, sipas dëshirës, në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj. c) Hijeshia e fushës së Kosovës është ndër më të rrallat.d) Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.7. Në tekstin e mëposhtëm, dalloni fjalët, grupet që nuk i përkasin këtij stili dhe thoni pse. Zëvendësojini me diçka që iu përshtatet. Për t’u mbrojtur kundër trupave të huaj, trupi ka disa mënyra plotësuese të mbrojtjes. Epiderma, e cila funksionon si bastion fizik, ndihmohet nga lotët, yndyra, pështyma dhe lëngjet gastrike, të cilët përmbajnë luftëtaret kimike (acidet, enzimat etj.). Nëse një patogjen arrin të përçajë vijën e parë të mbrojtjes, trupi, ose kështjella mbrojtëse, i përgjigjet sulmit me një reaksion inflamator, apo me një përgjigje të veçantë imune allashqiptarçe. Në të dyja rastet, rruazat e bardha të gjakut luajnë një rol madhor, duke arritur në rajonin e infektuar nëpërmjet enëve të gjakut dhe atyre limfatike dhe duke shkatërruar trupat e huaj e qelizat e prekura. Një trup i shëndoshë në mendje të shëndoshë.Përshtatur nga “Të kuptojmë trupin e njeriut”.12 Gjuhë
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18