Page 140 - Demo
P. 140
Nga teksti te kuptimi1. Në cilin grup është klasifikuar tregimi “Kërcimtarja e Dukagjinit”? Pse? 2. Në këtë prozë Koliqi trajton: a) gëzimin e jetës mbushur me gjallëri dhe magji.b) pesimizmin si pasojë e shqetësimeve dhe ambicieve njerëzore.c) përpjekjen e njeriut për të shijuar bukuritë e natyrës.d) elemente biografike nga jeta e tij. 3. Pikën kulmore të kërcimit në këtë fragment e shënon çasti kur: a) Lulja hyn në skenë në mënyrë të papritur.b) mësohet që vajza është mbesa e Lekë Dukagjinit.c) kërcimi i Lules fiton cilësi gati hyjnore.d) Lulja u buzëqesh të gjithë atyre që e mbuluan me lavde. 4. Lules/Zanës të pranishmit i japin emërtime të mrekullueshme. Kthehuni në tekst dhe lexojini ato. Çfarë kuptimi marrin ato në këtë kontekst? Si është vlerësimi për vajzën/Zanën?5. Në fragment tregohet se zanat vendosin që njëra prej tyre të marrë formën e Lules. Si e kuptoni ju këtë metamorfozë? Po rrëfimtari si e shpjegon? A përkoni me mendimet e rrëfimtarit?Vajza qeshi si e marrë e tha:– Në Krujë?... Po unë s›kam qenë kurrë në Krujë!E âma e vërejti çuditshëm. Sytë e Lulës kishin shikimin e vdekun të përparandjeshëm; buzët iu shtrembnonin prap në një nênqeshje trashanike e të pakuptueshme.E, si Zoga, të gjithë u habitën, kur e panë Lulën të kthyeme përsëri në plogështinë e trashamaninë e dikurshme. Askush nuk mund të kuptonte se si ajo vajzë e ngathët kish pasë një triumf aq të madh në Krujë. Por çudia kapërcente gjithë kufijt e kuptimit kur ajo bânte bé se kurrë s’mbante mênd që të kish kërcye në jetën e vet. Princi i ri, sa e soditi me tê, lypi leje dhe iku i dishpruem.………………………………“Çka kishte ndodhë?” ………………………… Zânat e Dukagjinit, për me i qitë zânin maleve të tyne, kishin nda që njâna prej sosh të merrte fytyrën e trupin e Lulës e të shkonte në Krujë në vend të saj, me sa që këtë, tue e plandosë në një gjumë të rândë, e kishin vû me fjetë në banesën hyjnore ku ato jetojnë. Mandej e kishin çue prap në shtëpi, natën, pranë së âmës, kur shoqja e tyne ktheu nga triumfi i Krujës.Puc, Zânat bâjnë shpesh këso lojnash!...S T U D I M T E K S T I 138 Letërsi

