Page 141 - Demo
P. 141
Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Fragmenti ndërtohet mbi ligjërim të lartë, në të cilin vërehet ndërthurja e magjikes me realen. Identifikoni elementin magjik dhe argumentoni se në ç`raport rri ai me elementin real. Cili dominon? A e justifikon këtë ndërtim mesazhi i pjesës? Pse?7. Rrëfimtari në këtë fragment nuk e fsheh veten. Kjo shfaqet nëpërmjet gjykimeve që ai jep. Rilexoni tekstin dhe evidentoni fjalitë e frazat që e bëjnë të dukshëm rrëfimtarin. Cili mund të jetë ai? Bëni një profilizim të rrëfimtarit. 8. Gjuha e prozës poetike dallon nga gjuha e prozës. Në këtë fragment vëmë re shumë elemente të prozës poetike. Duke shfrytëzuar njohuritë që keni mbi prozën poetike, evidentoni pasazhet ku ajo vërehet. Nënvizoni këto elemente. 9. Fragmenti ka përdorim të dendur foljesh në të dyja pjesët e tij. Identifikoni ato dhe thoni si i shërbejnë përmbajtjes së secilës pjesë. Lidheni këtë me profilin e Lules-Zanë dhe Lules-vajzë e mefshtë. 10. Gjeni në tekst cilësimet që shërbejnë për të dhënë madhështinë e kërcimit të Lules. Analizoni ndërtimin e tyre.Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Lexoni fjalinë: Porsa hyrija malsore çoi duert e luejti kâmbët, nji habi e ambël kapi gjith shpirtnat. Nëpër tânë salonin u ndie si nji âmě lulesh mali e si nji gurgullim krojesh të ngrita. Në këtë nisje të kërcimit, lëvizja dhe efekti i saj realizohen nëpërmjet emrave dhe jo foljeve. Kjo gjetje ngacmon efektet pamore dhe rrit imagjinatën. Analizo metaforat duke pasur parasysh: kuptimin e ri që marrin emrat e mbiemrat;lidhjen e metaforave me mjedisin malësor;ngjyrimet emotive që ato përcjellin.12. Për të përshkruar fizikun e vajzës ndërkohë që kërcen, rrëfimtari huazon detaje nga pranvera, të cilat i quan apotheozë lulesh. Ndaluni te ky fragment dhe evidentoni foljet. Si lidhen ato me emrin lule? Cili është kuptimi i ri që ato fitojnë? Si lidhet ky kuptim me emrin e luleve? 13. I gjithë kërcimi i Lules/Zanës të kujton natyrën e mrekullueshme të malësive tona. Vëreni similitudat në këtë paragraf: Tash ngjante si të ishte tue luejtë foshnjisht me përfytyrimin e saj në pasqyrën e një uji të kulluet; mandej dukej të këpuste rremtha të lulëzuem, tue u ngritë maje gishtave të vegjël. Herë ngiste nëpër shtrojë si të ndiqte ndonjë flutur ari; herë valavitej si ta përkundte jehu i një jonës së largët që ngjallte malle të paprituna. Pse të kujtojnë ato natyrën tonë? Si ndikojnë metaforat në to? Cilat janë kuptimet që marrin metaforat brenda similitudave? 14. Figuracioni i dendur luan me imazhin. Si e përfytyroni ju vallen e vajzës? Nëse do të duhej ta vizatonit atë, cilin sfond do t`i vendosnit? Cilat ngjyra do të përdornit? Pse bëtë këto zgjedhje? Mbështeteni mendimin tuaj me figura të marra nga teksti. 15. Në fund të tregimit, rrëfimtari thotë: “Puc, Zânat bâjnë shpesh këso lojnash!... Çfarë kuptimi merr fjala “lojna”? Konsultoni “Fjalorin e gjuhës shqipe” dhe dalloni kuptimet e saj. Çfarë nuance të re kuptimore ka fituar ajo? Letërsi 139

