Page 142 - Demo
P. 142
Nga teksti te gjuha në përdorim16. Në këtë kontekst marrin vlerë disa dukuri tradicionale. Cilësojini ato. Si shprehet gjuhësisht vlera e tyre? 17. Në fjalinë: “Porsa hyrija malsore çoi duert e luejti kambët, nji habi e ambël kapi gjith shpirtnat...”, merr rol të veçantë përcaktori gjith. Shpjegoni rolin e përcaktorit, duke e lidhur me çastin dhe me kontekstin. 18. Vëreni fjalitë mungesore:Zânë me flatra!Hyjneshë e kërcimit!Dritë hâne në prrue!Fllad fluturues!Lule në erë! Flutura e Shqipnisë!Si realizohet plotësimi i kuptimit të tyre? Ndikon vetëm konteksti apo edhe intonacioni? Argumentoni përgjigjen tuaj duke shfrytëzuar njohuritë mbi figurën e apostrofit dhe pasthirrmës. 19. Në pjesën e fundit, dialogu i nënës me vajzën zbulon arsyen se përse nëna habitet njësoj si të tjerët teksa sheh vajzën kur kërcen. Krahasoni të folurën e nënës gjatë kërcimit dhe atë pas festës. (Kujtoni që nëna në rastin e parë po i drejtohej Zanës, pa e ditur që ishte zana.) A është i njëjti nivel ligjërimor? Shfrytëzoni njohuritë mbi ligjërimin. 20. Në fund të tregimit, fjala përmbyllëse paraprihet nga pjesëza Puç, e cila merr vlerën e fjalisë. Si e gjykoni ju këtë përdorim? Kujt po i drejtohet rrëfyesi. Si e gjen veten lexuesi në këtë përdorim?Nga teksti te reflektimi21. Ky është një nga tregimet me më shumë vlera patriotike në gjuhën shqipe. Kjo shfaqet në mënyrë të shumëfishtë: tema e veprës, mesazhi i saj, gjuha e përdorur, gjetja artistike. Flisni mbi ndjesitë tuaja pasi e keni lexuar tregimin. 22. Leximi është proces i shumëfishtë. Kjo është arsyeja se përse ne ju kërkojmë të riktheheni në tekst. Si mendoni, pas çdo rileximi, a keni gjetur diçka të re në tekst? Tregojini ato me ilustrime nga fragmenti. 23. Nëse ky tregim do të ishte shkruar në shqipen standarde, mendoni se do të kishte të njëjtën fuqi shprehëse? Pse gegërishtja i shkon përshtat një fabule të tillë? Ku e gjen burimin e fuqisë shprehëse ky dialekt në këtë tregim? 24. Detaji fantastik i Zanës së shndërruar në vajzë nuk e cenon kuptimin realist të tregimit. Pse ju si lexues e shijoni më shumë përmes këtij elementi përrallor? Ka lidhje kjo me nënvetëdijen tuaj si shqiptarë?25. Nëse do të ishit skenaristë dhe do ta kthenit në një skenë filmi këtë moment, çfarë planesh do të ndërtonit? Ku do të shkonit të filmonit? Në cilën stinë? Si do të ishte aktorja kryesore? A keni një emër? Nga teksti te të shkruarit26. Përpiquni të realizoni me shkrim një analizë teksti. Shpjegoni si shfaqen në këtë fragment veprimi dhe përjetimi i personazheve, si veçori e stilit të Koliqit. 140 Letërsi

