Page 143 - Demo
P. 143


                                    Gjuhë GJUHA, HISTORIA, KULTURAVariacionet historike, shoqërore dhe kulturore të përdorimit të gjuhësÇdo gjuhë ka historinë e saj, që është e lidhur ngushtë me historinë e popullit që e ka folur atë në të kaluarën dhe e flet sot e kësaj dite. Gjuha shqipe përbëhet nga gjithë ajo pasuri mjetesh shprehëse që kanë shërbyer për marrëveshjen gjuhësore ndërmjet shqiptarëve, kudo ku kanë qenë dhe janë, qysh nga periudha e formimit të popullsisë shqiptare e deri në ditët tona. Çdo kulturë karakterizohet nga njё sistem i organizuar i koncepteve, të cilat nxjerrin nё pah mënyrat e jetesës dhe vlerat kulturore tё njё shoqërie. Përmes vëzhgimit tё gjuhës, dalin nё dritë sisteme, madje edhe komplekse të raporteve ndёrshoqёrore. Nëpërmjet sjelljes gjuhësore, çdo individ përcjell informacione mbi identitetin e vet shoqëror e kulturor. Çdo folës zë një hapësirë të caktuar shoqërore, të formuar nga shumë përmasa (statusi, roli, seksi, mosha, grupi) dhe një hapësirë të caktuar gjuhësore (formuar nga shumë varietete).Çdo gjuhë paraqet një larmi tё madhe. Ajo ndryshon në kohë(variacioni diakronik, p.sh. shqipja e shek. XV-XVI: O Jezu Krisht, shelbuosi i gjithë shekullit e shpërblesi i shpirtënavet, Zot, regji i pâmort, u tý të lus, Dom Gjoni, sherbëtori uit, të madhenë zotënî tande të pâfine për këta të kënduom të këtyne Psalme, qi u î pâdenji këndova, ti të më liberonjsh shpirtinë tem ò katit (mëkatit), e ti vëliz (lëviz) zemërënë teme përapëtë ò duorshit s atyne qi për të keq ecnjënë. E ò së kujtuomeshit së pâdërejta e të pâligje ti libero (liro) korpnë (trupin) tem, aj përòdenë sherbëtyrë ò kati me mos klenë. E ti dbo (largo) ò meje të deshëruomitë e katit gruosë... BUZUKU); ndryshon në hapësirë (variacioni diatopik, pra, që u referohet karakteristikave gjuhësore që kanë të bëjnë me trevën e prejardhjes së folësit - dialektet, gjuhët rajonale p.sh.: Lozëm ndonjë lodër?/ të dua si motër.Ç`motër më ke mua, o lumë e përrua/ti më more grua. Çajupi); ndryshon sipas situatavekonkrete të komunikimit (variacioni diafazik, që ka të bëjë me situatën komunikuese p.sh.: - Shkojmë sonte në kinema? / - Kam provim nesër, as bëhet fjalë.); ndryshon në nivele/shtresa shoqërore (variacioni diastratik, që ka të bëjë me karakteristikat sociale të folësit - të rinj/të moshuar, fshatarë/qytetarë); ndryshon sipas mjetit (variacioni diamezik, që ka të bëjë me mjetin fizik të përdorur - gjuhë e folur apo e shkruar p.sh.: -Më griu fizika. Më këputi fare. Kisha marrë 5 në provim.) etj.Variacionet gjuhësore janë të gjitha ato mënyra me të cilat një individ ose një grup shoqëror me të njëjtat karakteristika gjuhësore, mund të shprehin të njëjtat koncepte në mënyra të ndryshme. Këto variacione janë të pranishme në nivele të ndryshme shoqërore: profesionale, formale, bisedore etj. Doktrina e krishterë, Pjetër Budi.Gjuhë 141
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147