Page 144 - Demo
P. 144


                                    S T U D I M T E K S T I Gjuha shqipe ka një bërthamë të qëndrueshme, e cila përbën strukturën e saj, ndërsa realizimet e saj në të dyja planet, si historike, ashtu edhe në të sotmen, quhen variante gjuhësore. Gjuha lind dhe jeton në radhë të parë si gjuhë e folur, në trajtën gojore. Varietet e saj dallohen për arsye historike (shqipja e vjetër, e mesme, e re) dhe gjeografike (dialektet dhe të folmet e tyre). Gjuha ndryshon sipas situatës së komunikimit dhe varet nga:a. numri i bashkëbiseduesve (nuk përdorim të njëjtën gjuhë kur bisedojmë me shokët dhe kur analizojmë një vepër letrare përpara klasës);b. lloji i marrëdhënieve nëpërmjet bashkëbiseduesve (nuk i drejtohemi me të njëjtën mënyrë një miku të afërt dhe një të panjohuri);c. qëllimi i komunikimit (për të mbrojtur një të akuzuar, avokati nuk përdor të njëjtën gjuhë me të cilën u flet miqve për pushimet e tij).Varietetet e një gjuhe janë të shumta, saqë do të ishte e pamundur të bëhej një grupim i saktë i tyre, sepse edhe modalitetet që sjellin përdorimin e tyre janë të larmishme.Ndikimi i ndërsjellë ligjërimor po ndodh sot kudo ku flitet shqip, pra në të gjitha të folmet e të dyja dialekteve, por gjuha është një dhe e vetme për të gjithë bashkësinë folëse, për të gjitha klasat dhe shtresat shoqërore, ndërsa variacionet janë të shumta dhe formojnë një mozaik shumëngjyrësh të shqipes. Dialektet dhe leksiku dialektor janë pjesë përbërëse e pasurisë sonë të përbashkët gjuhësore, rrjedhimisht edhe kulturore e kombëtare, kurse shtrirja dhe larmia e tyre janë dëshmi e historisë sonë, sepse çdo lëvizje e popullsisë dhe çdo lëvizje kufijsh është shoqëruar dhe shoqërohet edhe me lëvizjen e fjalëve dhe me ndryshime të shumta dhe të llojllojshme të strukturave të tyre që pasqyrohen në kulturën e individit folës e më gjerë.Gjuha është edhe një mjet që pasqyron kulturën kombëtare. Përdorimi i saj me mjeshtëri është tregues i njeriut të kulturuar. Kultura e ligjërimit është shfaqje e kulturës së të menduarit dhe të sjelljes. Ka mjaft rrugë të hapura për të përsosur ligjëratën tonë: të njohim dhe të përvetësojmë vlerat e shqipes, pasuritë e saj të pashtershme, duke iu drejtuar si gjuhës së gjallë të popullit, edhe modeleve të shkëlqyera që na japin mjeshtrit dhe lëvruesit e shqipes.Verifikoni njohuritë1. Si ndryshon gjuha dhe nga se varet ky ndryshim? Tregoni në cilat variacione bëjnë pjesë:a) dialekti gegë;b) zhargoni rinor; c) gjuha e mjekëve;d) shqipja e sotme.2. Gjuha është një mjet që pasqyron kulturën kombëtare. Diskutoni mënyrat e shfaqjes së kësaj kulture në raporte historike dhe shoqërore.3. Kemi thënë që gjuha përmban një numër të madh varietetesh. P.sh.: merrni në konsideratë se në sa mënyra mund t’i kërkoni dikujt të hapë dritaren, pasi në dhomë është shumë nxehtë. Në sa mënyra mund ta shqiptoni këtë fjali, drejtuar bashkëbiseduesve të ndryshëm?142 Gjuhë
                                
   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148