Page 145 - Demo
P. 145
4. Do tё jetë e dobishme tё tregojmë variacionet e gjuhës nё raport me situata tё ndryshme sociale, duke përcaktuar njё kontekst komunikativ dhe njё domethënie pёr t’u transmetuar nga njё dhënës te njё marrës, qё do tё kёrkojё tё gjejё formёn mё tё pёrshtatshme pёr tё realizuar kёtё objektiv.Jepni mendimin tuaj duke e ilustruar me situata konkrete. Ja njё e tillё: “Një avokat ishte duke lexuar parashtresën e tij në një gjykatë, përballë një jurie tashmë të lodhur dhe të përgjumur. Ai, duke parё interesimin e pakët që tregonin ndaj fjalëve të tij, në një çast kthehet nga fundi i sallës dhe duke e ndërprerë argumentimin thërret: ‘Kush e ka lënë atë kalë të hyjë në sallën e gjyqit?’. Nuk ishte e vërtetë, por të gjithë u zgjuan menjëherë, duke kërkuar kalin me sy. Vëmendja e tyre pra ishte zgjuar nga një fakt i ri i papritur, d.m.th. nga një variacion. Qëllimi komunikativ ishte arritur”.5. Pёrmasa kulturore e tё mёsuarit/pёrvetёsimit gjuhёsor, duke u zhvilluar nё tёrё harkun kohor tё shkollёs, tregon se si ruhet gjuha nё pasurinё e trashëguar nga e kaluara, por edhe se si modifikohet lidhur me çёshtje tё ndryshme tё kulturёs jo vetёm gjuhёsore. Diskutoni dhe jepni mendimin tuaj duke e ilustruar me shembuj konkretë.Ushtrohuni përmes shembujve6. Lexoni informacionin e mëposhtëm dhe plotësojeni me fjalë të urta të zonës suaj që lidhen me atdheun dhe familjen. Çdo komb përfaqësohet me identitetin e vet kombëtar, i cili në thelb është një identitet kulturor dhe qytetar, që përbëhet nga gjuha, trashëgimia historike, kultura popullore, tradita e jetesës.Në letërsinë gojore, proverbat perceptohen si formë e veçantë, si një lloj letrar me të cilin shqiptohen gjykime e vlerësime të mirëfillta situatash e shfaqjesh, të cilat lindin prej jetës materiale e shpirtërore, prej përvojës shumëshekullore, prej praktikës dhe veprimtarisë popullore. Ato paraqesin urtësinë e filozofinë e popullit, mendimin e psikologjinë, ndërgjegjen e tij artistike dhe estetike.Në këtë këndvështrim, fjalët e urta, si fraza të shkurtra, shprehin me pak fjalë filozofinë popullore duke sjellë një pjesë të botës shpirtërore të shqiptarëve për shumë tematika, të cilat trajtohen në to, duke transmetuar mesazhe që lidhen me atdheun, familjen, besën, fjalën e dhënë, punën e mjaft elemente të tjera. Një enciklopedi më vete me vlera njohëse të pakrahasueshme përbën informacioni i gjithanshëm i fjalëve të urta. Sintetizmi, karakteri përgjithësues dhe mënyra figurative e shprehjes së mendimit bëjnë që çdo fjalë e urtë të përdoret me disa kuptime.Fjalët e urta e transmetojnë mesazhin herë në mënyrë të drejtpërdrejtë e herë në mënyrë të figurshme, por çdo herë janë mbartëse dhe transmetuese të vlerave kombëtare, janë ura lidhëse midis shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë.7. Dëgjoni situatat e mëposhtme dhe lidhini me fjalën e urtë popullore që mendoni se përkon me to.Artanit i erdhi një mësues i ri për lëndën e historisë. Ai nuk u ndje mirë kur e pa për herë të parë, pasi mësuesi kishte një shenjë të stërzgjatur në pjesën e majtë të fytyrës, qëndronte i kërrusur dhe dukej pak i vrazhdë. Sidoqoftë, në orët që vijuan, Artani mësoi se profesori i ri kishte marrë pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës dhe dinte shumë fakte historike. Njëkohësisht, ai ishte shumë mendjehapur dhe zhvillonte orë shumë të bukura mësimore. Artani e kuptoi shpejt gabimin që kishte bërë, duke e gjykuar personalitetin e mësuesit të tij, pa e njohur aspak atë. Gjuhë 143

