Page 146 - Demo
P. 146


                                    Korabi ka për të dorëzuar një detyrë në fund të javës. Tashmë është e mërkurë, por ai nuk e ka prekur librin me dorë. Korabi e di se, nëse punon nga dy ushtrime për çdo ditë që i mbetet, e përfundon detyrën të premten pasdite, fiks në kohë. Atdheu dhe Berati, dy vëllezërit e vegjël, e ftojnë të luajë me ta me letra dhe Korabi ka shumë dëshirë të bjerë dakord, por ai e di se, duke shmangur detyrimet që kemi, ato vetëm shtohen. Korabi përfundon dy ushtrimet, pastaj shkon të luajë me letra.Në orën e biologjisë, Shpresa mësoi mbi shpendët, specifikisht mbi shqiponjat dhe prirjen e tyre të veçantë për të mos e braktisur kurrë folenë e tyre. Ato, pavarësisht kushteve, kthehen gjithmonë në folenë që i ka mbajtur ngrohtë dhe sigurt. Kjo situatë i kujtoi Shpresës dashurinë e madhe të shqiptarëve, kudo ku ndodhen, për atdheun dhe rrënjët e tyre, te të cilat kthehen gjithmonë. Shpresa u ndje shumë e gëzuar.Rinori jeton në diasporë. Ai është me origjinë nga Kosova, por ka lindur larg atdheut. Në komunitetin e tij ka një shkollë që zhvillon mësimin në gjuhën shqipe edhe u mëson nxënësve me rrënjë shqiptare vlerat, parimet, kulturën dhe historinë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Edhe pse larg atdheut, Rinori e njeh shumë mirë gjuhën dhe kulturën shqipe dhe krenohet me origjinën e tij. Në kohën e luftës në Kosovë, Mira ishte 9 vjeçe. Gjendja e keqe në qytetin e saj bëri që ajo dhe familja të linin përkohësisht shtëpinë dhe të largoheshin. Ata, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, u mirëpritën nga vëllezërit e tyre në trojet shqiptare. Mira dhe familja jetuan me dy pleq të moshuar, fëmijët e të cilëve jetonin jashtë vendit. Akoma sot, Mira komunikon me mikpritësit e saj dhe i viziton sa më shpesh të mundet.“Punën e sotme mos e lër për nesër”.“Duaje atdhenë si shqiponja folenë”. “Shqiptari për mik âshtë tretë e âshtë fikë”. “Mos i shiko gunën, por shikoji punën”.“Gjuha ruhet atje ku shkruhet”.8. Ndahuni në grupe dhe krijoni edhe ju sipas modelit situata që lidhen me fjalë të urta.9. Gjeni fjalët e reja të krijuara nga Sami Frashëri. Thoni kuptimin e tyre dhe tregoni se përse nuk përdoren sot.“Në kryeqytett të Shqipërisë, përveç shkollavet të dyta e të treta, do të jetë një gjithëmësime, një shkollë ushtrije, një për metaletë e për dituri e mjeshtëri të veçanta. Më pastaj edhe dy gjithëmësime duhetë të happenë një në Shqipëri të Sipërme e një në të Poshtërmet. Shkoll’e anierisë duhet të jetë mb’anë detit tok të jen’ edhe aniat e luftësë, në Durrësë e në Ujët të Ftohtë (afrë Vlorësë).Një këshillë diturije (akademije) duhet të jetë në kryeqytett, e cila të kujdesetë për gjuhët, për livratë që duhenë për shkollatë edhe të nxjerrë fletore diturije të përkohshme e cdo gjë duhetë për të xgjuarë Shqipëtarëtë. Disa shoqërirëra do të bëhenë me ndihmët të ministrisë së diturisë për të shpënë përpara dhe shkronjënë, istorinë dhe kërkonjënë (gjeologjia) metalet’ e të tjera punëra të Shqipërisë; edhe cilado nga këto do të nxjerrë një herë në muajt e më pakë një fletore të përkohcme në të cilat të rrëfehetë gjithë çka gjetur e çpikurë shoqërija”.(“Shqipëria çka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë”, S. Frashëri)144 Gjuhë
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150