Page 147 - Demo
P. 147
10. Lexoni poezinë “Madhështi e njerëzve” të Pjetër Budit.a) Tregoni rolin që luan pyetja retorike dhe cilat janë figurat stilistike që janë përdorur më shumë.Ku janë ata pleq bujarë,që qenë përpara ne,e ata trima sqimatarë,të shpejtë si rrufe?Ku janë ata djelm të ri,të bukur e të lulzuom,që pate pamë me sy,me ta folë e ligjëruom?Ku janë ata zotëninj,që dojin me zotënuomndë sqimë e ndë madhështi,këte jatë tue shkuom?Ku janë ata perandorëgjithë shekulli nalcuom,në krye me një kunorëgurëshi cë paçëmuom?Ku janë ata letërorët’urtë e dijes të ndëgjuom,të bardhatë posi borëletëra tue kënduom?Ku janë ato gra e vashandë sqimë e ndë madhështi,me petëkat të mëndafshtanalcuom mbë zotëni?Gjithë mortja i rrëzoi,sikur i pret me shpatë,për të ri s’i shikoi,as të vobegë, as të begatë.b) Cilat janë disa nga cilësitë e shqiptarëve të trashëguara brez pas brezi?11. Analizoni nё këndvështrimin gjuhësor se cilat nivele dhe varietete gjuhёsore bёjnё pjesё nё gjuhёn e komunikimit elektronik. Ka forma tё veçanta qё pёrdoren nё rrjete sociale, p.sh.: vetёm nё “Facebook” (Fejsbuk) apo edhe nё rrjete tё tjera? Sfida e të shkruarit12. Zgjidhni një fjalë të urtë dhe shkruani një tregim të shkurtër për mesazhin që jep ajo.Isa Boletini, riprodhim nga Admir VulaGjuhë 145

