Page 148 - Demo
P. 148


                                    LetërsiStili i Kutelit, nga oraliteti te modernizmiVeprat e veta në prozë, Kuteli i quan rrëfenja ose rrëfime, në varësi të faktit nëse mbështeten në një rrëfim popullor – gojor – apo në një tregim jetësor. Ky përkufizim përbën thelbin e mënyrës së strukturimit të prozës së këtij autori. Për të kuptuar dhe analizuar stilin e Kutelit, merr rëndësi thellimi në procesin e tij krijues, rrugëtimi i tij me fjalën, misteret e rrëfimit të tij. Ndërsa letërsia e kultivuar e deriatëhershme nuk ofronte shumë përvojë në drejtim të rrëfimit, fondi i pasur mbi të cilin Kuteli do të mbështetej thellësisht, do të ishte tradita e prozës popullore, fryma, poetika dhe epika e saj. Të gjitha këto, të gërshetuara me mjeshtërinë rrëfimtare dhe talentin e shkrimtarit, e nisën drejt një tjetër niveli rrëfimin në gjuhën shqipe. Kuteli jo vetëm krijoi një tip të ri rrëfimi, por ai endi një stil të tijin, i cili i dha mundësinë që përmes një lënde të pasur nga jeta e historia:të realizonte figura, personazhe tipike (përmendim personazhin e Xheladin Beut, Xha Brahos së Shkumbanores, etj.), me një individualizim artistik mjeshtëror (figura e Tat Tanushit e spikatur për detajin psikologjik; Xhezari, me zemrën e madhe dhe trimërinë e çartur), përmes thurjes së konflikteve (ndërthurjen e disa konflikteve njëherësh në botën e personazhit, p.sh. te Tat Tanushi), ndërtimit të situatave (situatat tipike në të cilat zhvillohet personazhi i xha Brahos), përshkrimit të mjediseve (përshkrimi i mjediseve ku degradon figura e Xheladin beut), shfrytëzimit të detajit (loja me detajin te “Fshati im e pi rakinë”) etj. RrëfimtariLarmia tematike e krijimtarisë së Kutelit karakterizohet edhe nga poetika e larmia e mjeteve shprehëse që ai ka shfrytëzuar në shumë prej rrëfimeve. Poetika e rrëfimit te Kuteli afron shumë me poetikën e rrëfimit popullor, por e përpunuar në laboratorin e tij krijues, përmes një strukturimi të ri artistik. Mitrush KuteliDhimitër Pasko, i njohur në letra si Mitrush Kuteli (1907-1967), mbi gjysmën e jetës së vet e kaloi jashtë vendit me studime apo me punë. Bashkë me Ernest Koliqin është themeluesi i prozës moderne shqipe dhe një ndër autorët më të njohur të modernitetit shqiptar. Së bashku me Lasgush Poradecin, në jo pak raste janë emërtuar si autorët themelorë të letërsisë moderne shqiptare. Ndonëse me doktoratë në ekonomi, Kuteli dha mjaft sprova në mendimin kritik mbi letërsinë dhe shkrimtarët e kohës, por në letrat shqipe, ai do të mbetet autori i gjithanshëm, me stil të jashtëzakonshëm. Pikturë nga Andrea Kushi146 Letërsi
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152