Page 15 - Demo
P. 15


                                    8. Lexoni tekstin më poshtë dhe dalloni fushën leksikore të fjalëve të tij duke i grupuar. Vini re kuptimet me të cilat janë përdorur ato. Ndani terminologjinë nga fjalët e tjera të kësaj fushe leksikore. Tragjedia e ka origjinën shumë të lashtë, në antikitetin grek dhe është shkruar në vargje. Tragjedia trajtonte tema, të cilat quheshin të rëndësishme, pasi ato lidheshin me individë të veçantë, të shquar (heronj apo hyjni) dhe jepeshin me një stil të lartë, deklarativ. Heroi kryesor i tragjedisë përgjithësisht është i pafajshëm, por veprimet e tij lidhen me një faj të së shkuarës. Ai është i paradënuar të përfundojë në fatkeqësi ose në vdekje; zakonisht lufton për të realizuar një qëllim të lartë, por për fat të keq, dënohet, pasi mjedisi përreth nuk e kupton. Mesazhi që merret prej tragjedisë është kundërshtimi dhe lufta ndaj së keqes dhe dhunës. (Kujto “Prometeu i mbërthyer”)9. Në tekstin më lart, dalloni si janë lidhur fjalitë me njëra-tjetrën, cilat janë mjetet që i lidhin ato, foljet dhe kohët e tyre. Dalloni shprehjet stereotip që janë karakteristike për këtë lloj teksti.10. Lexoni tekstin më poshtë dhe dalloni fushën leksikore të fjalëve të tij, duke i grupuar. Vini re kuptimet me të cilat janë përdorur ato. Ndani terminologjinë nga fjalët e tjera të kësaj fushe leksikore. NENI 1 - OBJEKTI DHE BAZA LIGJORE E MARRËVESHJES1.1 Kjo marrëveshje ka për objekt dhënien me qira të automjetit të përshkruar në faqen e parë të kësaj marrëveshjeje, nga ana e Qiradhënësit, në përdorim të përkohshëm të Qiramarrësit, përkundrejt kushteve të përcaktuara në këtë marrëveshje.1.2 Legjislacioni mbi të cilin palët mbështeten për hartimin, interpretimin dhe zbatimin e kësaj marrëveshjeje është legjislacioni shqiptar, konkretisht, Kodi Civil, dispozitat mbi kontratën e qirasë, Kodi Rrugor, si dhe legjislacioni i zbatueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.NENI 2 - PËRKUFIZIMEMe terminologjinë e përdorur në këtë marrëveshje, do të kuptohet:2.1 Automjeti: është sendi i luajtshëm objekt i kësaj kontrate, i cili lihet në përdorim të përkohshëm të Qiramarrësit nga ana e Qiradhënësit, përkundrejt shpërblimit. Qiramarrësi është përgjegjës për sendin gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes, duke treguar kujdesin e duhur në përdorimin e sendit dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor prej drejtuesit të automjetit.11. Në tekstin e ushtrimit 10, dalloni ndërtimet stereotip të këtij teksti, kohën, mënyrën e foljeve të përdorura në të dhe formën e tyre, lidhëzat karakteristike dhe parafjalët e këtij stili. Dalloni llojin e prejardhjes tek emrat e këtij tipi fjalëformimi.Sfida e të shkruarit12. Gjeni dhe lexoni disa ligje të kodit penal dhe civil. Nënvizoni mjetet gjuhësore që mendoni se i përkasin veçanërisht kësaj fushe.13. Mblidhni informacion dhe shkruani një tekst në stil shkencor për bletën. Lexojeni në klasë dhe arsyetoni renditjen e fakteve të bërë nga ju, llojin e fjalëve, lidhëzat dhe fjalët e parafjalët e caktuara, llojin e leksikut dhe fushën semantike të përzgjedhur, objektivitetin apo subjektivitetin në konceptimin e tekstit etj.Gjuhë 13
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19