Page 150 - Demo
P. 150


                                    Me po të njëjtën penelatë, Kuteli pikturon natyrën duke përdorur shqisat dhe ngjyrat. Atje ku jam unë, muaji maj s’ka të sosur, jargavani s’e shkund lulen, shpesi s’ka të ikur. Atje jo vetëm dheri, po edhe qielli është yni, ngjitemi e zbresim mbi krahë fluturash të bardha, vemë e vijmë e gazi s’ka të sosur, në jetën e jetës! (“Rinë Katerinëza”). Përshkrimet e Kutelit janë copëza jete, plot lëvizje e me figuracion të ngjeshur. Duke përdorur detajin, proza tek ai kthehet në poezi dhe pasazhe të tëra, që hasen me dhjetëra në rrëfimet e tij, tingëllojnë si proza poetike. Detaji ndihmon në përcaktimin e karakteristikave specifike të personazheve, por njëkohësisht shërben që fenomenet e ndryshme në rrëfime të jenë sa më të natyrshme, pra, ndihmon në vijueshmërinë koherente të rrëfimit: Na ish një herë një i mirë me mall e me gjë shumë e na bënte dasmën e të birit. (“Natë maji”). Në këtë rrëfim, që nis me formulën e përrallës, dy detaje e portretizojnë personazhin që në hyrje të këtij rrëfimi: emërzimi i mbiemrit, një i mirë dhe togu eliptik, me mall e gjë shumë, duke dhënë në këtë mënyrë një model që proza popullore nuk e ka të shpeshtë: edhe i pasur, edhe i mirë, apo detajet që shoqërojnë fenomenin e Xheladin beut, të pangopur e pervers, detajet që mbushin botën magjike plot besëtytni e figura mitologjike, të cilat krijojnë harmoni me mentalitetin e komunitetit të personazheve që ndeshen në to. Mjeshtërisht Kuteli arrin të distancohet nga rrëfimtari, nëpërmjet teknikës: të rrëfesh rrëfimin. Përgjatë tregimeve, Kuteli jep gjykimin e rrëfyesit mbi atë që tregon, duke u distancuar prej tij stilistikisht. Këto të gjitha i bëri Latini me armët e turpëruara në gjithë fushat e luftës. Me këto armë që nuk u zbrazën veçse për të vrarë ndonjë foshnjë a ndonjë plak të sëmurë. (“Fije nga jeta e Theofil Kostorit”). Megjithatë nuk i imponohet lexuesit që të mendojë e të gjykojë si ai: O motra lëçitëse e ju vëllezër lëçitës! Gjykoni ju vetë tani, uroni ju vetë, mallkoni ju vetë, - si t’u thotë zemra e gjaku shqiptar. Kështu, vërejmë se të treguarit e Kutelit është sa analitik, aq edhe sintetik, i shprehur zakonisht me ritmin e ligjërimit bisedor, me një dinamikë të brendshme, duke i dhënë veprimet në lëvizje. E si të mos ishte kështu, o i bekuar, kur buka ra nga qielli, sa nuk matej dot me shinik e nuk peshohej dot me kandar? Ra ashtu siç bie shiu në vjeshtë e dëbora në dimër: plot e përplot. Sikush në kohën e vet, të lashtat e të vonat erdh e u bënë det, sa s’dukej brenda kalori hipur mbi kalë. Dhe lëshuan drithë, jo dëngla: kalli e killë, kalli e killë! E, meqë bota s’kish përse të qahej, gjeti të qahej se s’kish grunarë e koshare ku ta derdhë këtë të uruar bukë.... (“Natë vjeshte të tretë”). Siç e shihni, brenda një paragrafi arrihet që, në mënyrë të përmbledhur, të përshkruhet një stinë e tërë, por në mënyrë analitike, njëkohësisht autori jep jetën, lëvizjen, përpjekjen. Monologu e dialoguMonologu e dialogu janë në themel të gjithë rrëfimit të Kutelit. Nëpërmjet këtyre ndërtimeve, autori arrin të sjellë informacione thelbësore e dytësore, por edhe të specifikojë karakteristikat tipike të heronjve të tij. Këto teknika karakterizohen nga Pikturë nga Klemend Guci148 Letërsi
                                
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154