Page 151 - Demo
P. 151
ndërtime sintaksore që më së shumti i përkasin ligjërimit bisedor e aty-këtu edhe ligjërimit të shkujdesur, të cilat sjellin shmangie të tilla që ndërtojnë profilet sociale e psikologjike të personazheve. Kështu, për të portretizuar Xheladin beun si përfaqësues i një klase shoqërore të zvetënuar e përçudnuar moralisht, për të përcjellë psikologjinë e tij, botëkuptimin dhe mentalitetin, shkallën e kulturës dhe temperamentin, dialogu mes tij dhe ish-dados (e cila, ndër të tjera, i kishte mësuar edhe punët e krevatit), vjen përmes një sintakse eliptike, domethënëse: – Me Sheqen tënde e ke shpirtin, bej... – Me ty, Sheqe, me ty... – thosh beu duke gulçuar si kalë teknefes. (“Vjeshta e Xheladin beut”). Por nëse dialogu, më së shumti, vjen brenda kufijve të bisedës, monologu i brendshëm e sjell nëntekstin të drejtpërdrejtë, në koherencë të plotë me përshkrimin, detajin, vijueshmërinë logjike të ngjarjes. Kam parë e s’kam parë vite të begatshme, po mot si atë kur lashë të shtatat e mora të tetat s’kam parë e s’kam dëgjuar. Edhe pleqtë që janë pleq e ua dinë radhën punëve të moçme, rrëfejnë se s’mbajnë mend të ketë ngjarë ndonjëherë, qëmoti, një çudi e tillë. (“Natë vjeshte të tretë”). Gjithsesi, mënyra e thurjes dhe e shkrirjes së teknikave të rrëfimit, veçoritë gjuhësore, leksiku dhe ndërtimi sintaksor i bëjnë ato që, objektivisht, të bartin specifikën e stilit të mjeshtrit.Strukturimi i rrëfimeveDuke vijuar të hulumtojmë në gjurmët poetike brenda prozës së Kutelit, merr rëndësi kompozicioni i rrëfimeve, mjaft origjinal. Zakonisht, ato janë në varësi të rrëfimtarit dhe pikërisht rrëfimtari është ai që organizon strukturën e tregimit. Rrëfîmtari:paraqet hyrjen: Asaj kohe, kur flisnin dallandyshet edhe kocominjtë, kur Të Bardhat rrëmbenin njerëz dhe i shpinin në male me gurë edhe kur kuajt kishin krahë e fluturonin si shpesëri, të shumta ishin botët e Theofilit. (“Babalja”); e jep krejt subjektin qoftë edhe me një paragraf të vetëm si te tregimi “RusaPapusa”: Kështu ishte asohere: muaji lipsej të hynte e të dilte me një gjë të shënuar. Maji hynte me Ereminë, delte me Rusicta; Letërsi 149

