Page 152 - Demo
P. 152


                                    vetë rrëfimtari i gjithëdijshëm ka në duar fillin e intrigës si te “Kryengritje për lugat”, në të cilën gjithë intriga ndërthur rrëfimtarin me personazhin sa diku, nga zgjidhja e konfliktit ata shkrihen krejt; është rrëfimtari ai që bën zgjidhjen: E që ta dija gjithë bota, e jo vetëm bot apo edhe gjithë Shqipëria, neve kupat s`i lëshojmë nga dora e buçasim sot e mot: vdesim me kupë në dorë, si dhëndurrë me kurorë! (“Fshati im e pi rakinë”)Mes rrëfimtarit, heroit dhe lexuesit ekzistojnë marrëdhënie të brendshme të vazhdueshme. Pikërisht nga këto përcaktohet karakteri i ndërtimit të tregimeve. Ato mund të përputhen ose mund të dallohen nga njëra-tjetra. Këto marrëdhënie u japin rrëfimeve larmi trajtash: para se të tregojë, autori e përgatit lexuesin e më pas subjekti ndërthur rrëfime lineare me digresionin, të gdhendura siç thamë në dialogë, përshkrime, monologë etj. Përveç kësaj, Kuteli, në prozën e tij rrëfimtare e historike, përdor saktësimin dhe detajin e retrospektivës së kohës së fabulës dhe kohës së veprimit. Njëherë e njëherë, sot e s’di sa mot më parë, na ish një vashëzë e mbetur e varfër. Pa mëmë e pa tatë (“Rinë Katerinëza”); Asohere pranë botës sonë ish, gjithë mbi dhe, një tjetër botë që nuk e shikonim dot me sy. Se si thoshin pleqtë, këta sytë tanë janë të veshur fort. (“Babalja”). Kjo do të thotë se largësia kohore është veçori e poetikës së tij. Një gjë e tillë vërehet qartë nga pikëvështrimi i rrëfimit.Gjuha e rrëfimevePa asnjë mëdyshje do të pohonim se pasuria e veprës së Kutelit është gjuha e tij. I cilësuar si një ndër stilistët më të mëdhenj të letërsisë shqipe, Kuteli është mbështetur fort në dialektin e vendlindjes, në gjuhën popullore të Jugut të Shqipërisë, duke e pasuruar atë nëpërmjet një përdorimi mjeshtëror. Pa sikur s`qenka mjaft kjo e uruara hardhi, për raki, por haj! edhe kumbulla e mezhdave, po haj! pestilka e luadheve, haj edhe thana e pyllit, e ku ta di unë sa e sa pemë të tjera që nga mara e gjer në mana e që nga dardha në gorica... ay që ia di shijen e ia peshon të mirën (e kush nuk ia di në fshatin tonë?) të thotë vetë se raki e rrushit është e fortë si për burra, se raki e dardhës është për miq nga der` e mirë, se ajo e thanës mban erë mali, se ajo e kumbullës erë fushe e se raki e manit është e rëndë si plumb dograje. (“Fshati im e pi rakinë”).Siç e kemi analizuar edhe më sipër, Kuteli e ka vjelë gjuhën e popullit, ka marrë aq sa i është dashur dhe atë që ka marrë e ka përpunuar duke ia përshtatur ligjërimit të tij (siç e shihni edhe në shembujt që kemi sjellë). Ndaj dhe stili i tij nuk ngatërrohet me stilin e popullit, sepse origjinaliteti i Kutelit ruan harmoninë me rrëfimin dhe vështrimin e tij të ngjarjeve. Në këtë fokus, Kuteli është një nga stilistët më të mirë të letrave shqipe, me profilin e tij tepër të veçantë: një ndërthurje e rrëfimit epik me lirikën duke shpalosur elegancë, ndjeshmëri dhe lakonizëm. Gjuha e tij është plot frazeologji: e paçim sa malet, si mos o zot, dhëntë zoti..., etj. Fraza e tij rrjedh natyrshëm dhe me një harmoni të brendshme, me ritme nga më të ndryshmet. Variacionet që merr ligjërimi artistik në gjuhën e Kutelit janë të pasura dhe të shumëllojshme, ato ndërrojnë në përshtatje me brendinë ideore, me psikologjinë e personazheve dhe tensionin dramatik.Ky stil i veçantë dhe kjo pasuri letrare e vendos Kutelin në radhën e shkrimtarëve më të mirë të letërsisë shqipe. 150 Letërsi
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156