Page 153 - Demo
P. 153
Tematika e prozës së KutelitNë tregimet e Kutelit, subjektet, në të shumtën e tyre janë shtresa tekstesh të paravëna: si tekste rrëfimesh a këngësh popullore apo si subjekte biblike. Kështu, para rrëfimit “Një natë tetori” shkruhet: Këto rëfime iu kushtohen disa netëve të tetorit të vitit 1929, në një fshat që ne do t’i themi “Fshati i qepëve e kokarkave”. Ndërsa në rrëfimet për fëmijë, Kuteli ndërton tekste parahyrëse si për të shpjeguar magjinë e rrëfimit që do të pasojë. Ja, si shkruan autori para përrallës “Xinxifillua”: Prralla që do të rrëfej tanithi na ka ardhur gojë më gojë nga moti i lashtë e i stërlashtë, kur gjithë kafshët e tokës, gjithë shtërpinjtë e ujit e gjithë shpesët e qiellit flisnin gjuhën e njerëzve, siç flas unë e siç flet zotrote, o këndonjës. Kjo strukturë paravënëse kthehet në një strukturë letrare. Sigurisht që kontributi i Kutelit gjen mbështetje te pasuria e mjeteve shprehëse të shqipes që ai e zotëron mjeshtërisht, dhe padyshim, tek aftësia për ta përdorur shqipen me shumë finesë. Një pasuri dhe aftësi e tillë i kishte rrënjët qysh në fëmijëri, në takimin e përhershëm e të vazhdueshëm me rrëfenjat e më të vjetërve, e më vonë kur nisi të shkruante, me kontaktet me folklorin shqiptar, me përkthimet e teksteve biblike të Kristoforidhit e Fan Nolit. Kemi një ndërthurje të burimeve shkrimore që do të kthehen jo vetëm në gurrë për përdorimin e shqipes, por edhe në burime tematike për krijimtarinë e tij prozaike. Vlen të përmendim këtu mjeshtërinë me të cilën Kuteli ktheu në tregime eposin shqiptar, duke ristrukturuar në prozë këngë të vjetra e balada shqiptare nga gjithë trevat.Tematika e prozës së Kutelit është e larmishme. Ai nuk merret ngushtësisht me të tashmen, por rrok fenomene që kapërcejnë konceptin e kohës. Në këtë këndvështrim, proza e tij ka një gjuhë të figurshme dhe më së shpeshti mund të lexohet si alegori, që vetvetiu kapërcen subjektet e veçanta dhe kohët e veçanta. Pikturë nga Aziz MuratiLetërsi 151

