Page 154 - Demo
P. 154
Temë e shpeshtë te Kuteli është fshati dhe jeta fshatare, larmia e saj që nga gëzimet e deri te brengat. Kështu, tregimet “Qetësi para fërtyne” dhe “Fshati im e pi rakinë” përshkruajnë jetën fshatare, qoftë si luftë për jetesë e mbijetesë, kur përgatiten për të kundërshtuar e fituar lirinë, qoftë në një situatë gëzimi, pijesh e hareje, duke zbuluar e formuar karakteret. Kuteli është vëzhgues dhe përshkrues i hollë dhe trajton plagë të thella të shoqërisë së kohës si kurbeti, të cilën e sheh jo vetëm si pasojë të nevojës për ekzistencë, por edhe i qaset me analiza psiko-sociale, si p.sh. te tregimet: “Vendosa të shkoj në mërgim”, “Natë qershori”, “Xha Brahua i Shkumbanores”. Me po kaq fatalitet, përshkruan edhe dukuri të rënda si hakmarrja, duke e sintetizuar problematikën në hakmarrjet e pandalshme mes dy fiseve “Gjonomadhë e Gjatollinj”. Armiqësia dhe egërsia mes tyre përshkruhet gati si një shkrim legjende për një fenomen që kapërcen disa breza, derisa rrezikon zhdukjen e dy fiseve. Por si mjeshtër i përshkrimeve të thella, Kuteli këtij fataliteti i kundërvë lidhjen mes dy trashëgimtarëve të fiseve, një djalë e një vajzë, të cilët martohen për të pajtuar familjet e tyre e për të vazhduar trashëgiminë. Në vijim të analizave psikologjike e shoqërore, Kuteli preferon të trajtojë tema mbi shtresat feudale të bejlerëve dhe agallarëve. Vështrimi tij është sa real, në njëkohësi, aq edhe vështrim në të shkuarën, për të ardhur deri në ditët e shkrimeve. Analiza të tilla të thella e jo fort të zakonshme bëhen në tregimet “Natë kollozhegu” dhe “Vjeshta e Xheladin Beut”. Në tregimin e parë, paraqitja hulumtuese e autorit jepet përmes raporteve kundërshtuese me beun, ndërsa në tregimin e dytë, në bjerrjen psikologjike të beut në rënie, çka e shpie këtë njeri të pangopur me jetë drejt greminës së shumëfishtë. Përgjatë kësaj rënieje, Beu shfaq egërsinë, degjenerimin moral, shpirtëror, kompleksitet i cili e çon në çmenduri. Përgjithësimi shoqëror dhe mishërimi ideoartistik i temës antifeudale arrin kulmin në këtë rrëfim.Po kaq e ndjeshme është edhe tema e kaçakut, individit të ardhur nga fshati, i cili kundërshton pushtetin që ushtrohet padrejtësisht mbi të. Në perceptimin e Kutelit, kaçakët janë heronj, jo në konceptin tradicional të heroit, por heronj moralë: kundërshtojnë pushtetin dhe mbrojnë të dobëtit. Ky perceptim realizohet me mjeshtri te “Si u takua Ndoni me Zallorët”, ku shfaqet bota e brendshme e kaçakëve plot ndjesi, lirizëm, dhembje në antipod me egërsinë e pushtetarëve. Në takimin e këngëtarit të krahinës me heronjtë e këngës popullore tregon mënyrën se si jeta hyn në këngë e nga kënga në letërsi. Fuqinë misterioze të dashurisë, botën shpirtërore të njeriut, dashurinë e përjetshme dhe dashurinë hyjnore, Kuteli e sjell edhe nëpërmjet fuqisë jetësore në tema të rëndësishme si dashuria njerëzore që provon fuqinë e saj në tregimet “Rinë Katerinëza”, “E madhe është gjëma e mëkatit”, ku arrihet shkalla më e lartë e depërtimit në botën shpirtërore dhe kultivimin e gjuhës shqipe në funksion të përshkrimit tëlutjes, pra, të shpirtshkrimit, cilëson Sabri Hamiti.Jeta e një njeriu, Van Gog152 Letërsi

