Page 155 - Demo
P. 155


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Cili është kontributi themelor i Kutelit në letrat shqipe? Cilët qenë faktorët që ndikuan në formimin e tij? Veprat e veta në prozë Kuteli i quan rrëfenja ose rrëfime. Si karakterizohen nga ana stilistike këto dy mënyra të treguari? Ku dallojnë ato nga njëra-tjetra?2. Cili është roli i rrëfimtarit në prozën e Kutelit? Ç’raporte krijon ky rrëfyes me dëgjuesin dhe lexuesin? Ilustroni me shembuj nga leximet e veprës së Kutelit. 3. Cilat janë funksionet e rrëfyesit në veprën e Kutelit? Analizojini ato duke u mbështetur te përshkrimet, përdorimet e detajit dhe te fakti që rrëfyesi rrëfen çka ka dëgjuar. Ilustroni me shembuj nga leximet e veprës së Kutelit. 4. Ç’është struktura paravënëse dhe çfarë roli luan ajo në vijimësinë e veprës? 5. Si realizohet proza poetike në rrëfimet e Kutelit? Çfarë roli luan në këtë drejtim gjuha e përdorur dhe larmia e ligjërimeve? Ilustroni me shembuj nga leximet e veprës së Kutelit. 6. Si do t’i gruponi tematikat e prozës së Kutelit? Përveç temave sociale, ku e hodhi vështrimin Kuteli?Ushtroni mendimin kritik7. Si e sheh dhe si e trajton Kuteli konceptin e kohës në prozën e tij? Nëë cilat tregime shfaqet më dukshëm kjo gjë?8. Në ç’raporte ndodhen në prozën e Kutelit koncepte të tilla, si: jeta, dashuria, vdekja? Mënyra se si Kuteli i trajton këto koncepte filozofike, e afron atë me të tjerë shkrimtarë të kohës së tij? Argumentoni përgjigjen tuaj. 9. Bëni një kërkim mbi vlerat e dialektit toskë në gjuhën shqipe. Më pas reflektoni për rolin që ka luajtur ai në gjuhën e Kutelit. Mbështetur në leximet e veprës së tij, mendoni që dialekti toskë iu ka dhënë ngjyra të larmishme rrëfimeve? Pse?10. Personazhet e Kutelit janë njerëz që i ndesh çdo ditë edhe sot në mjedise të caktuara. Ata kanë ndërruar formë, por thelbi është po ai. Si ka arritur Kuteli të krijojë të tilla personazhe jetëgjata dhe gjithmonë bashkëkohore?11. Shumë nga personazhet e Kutelit qëndrojnë mes gojëdhënës dhe historisë. P.sh. Kostandini te “Natë marsi”, apo Nikollë Branda te “Natë gushti”. A e ndihmon rrëfimi popullor Kutelin për t’i tipizuar këto personazhe? Në ç’mënyrë? Sfida e të shkruarit12. Sipas një studiuesi të Kutelit, rrëfimet më të mira të Kutelit u takojnë atyre krijimeve të shquara të letërsisë sonë, që lexuesi mund t’u kthehet e rikthehet me dëshirë e dobi. 13. Duke u nisur nga ky pohim, kthejuni njërit prej rrëfimeve të Kutelit. Me të dhëna nga teksti, argumentoni dobinë e shkrimit të Kutelit: dobi stilistike, gjuhësore, kulturore, sociale etj. Letërsi 153
                                
   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159