Page 156 - Demo
P. 156
ILUSTRIM LETRARM. KuteliVjeshta e Xheladin beutAs vetë Xheladin beu nuk dinte përse ndiente një zbrazëtirë aq të madhe në zemër atij mëngjesi vjeshte të dytë. Një zbrazëtirë sa një zgërbojë gështenje që e ka brejtur krimbi përbrenda, një shembëtirë, një turbullirë e një neveritje pa fund e pa anë...Edhe çudi: mëngjesi s’ishte i keq. E rrallë dhe e verdhë, vërtet, fleta e plepit përtej dritareve me hekura e kafaze, po qielli i kulluar, i ëmbël. Shpesëria që, siç na duket neve, njerëzisë, s’ditka kurrë se ç’qenka dhembja e pikëllesa, cicërinte e ngazëllohej me bujë të madhe aty pranë konakëve të beut e tej e tutje – arave, pemëve, qiellit – kurse ai, Xheladin beu i Shemshedin beut të Xheladin pashait, apo “beu i madh”, siç i thosh tërë bota, zot i patundur mbi çifligje e mbi njerëz, ndiente një zbrazëtirë të madhe në zemër. Gojën e kish të hidhur, sikur të paskej ngrënë shafran, qiellëzën të thatë, gjuhën të trashë si shuall bualli. Dhe herë-herë, një të therur në tepelekun e kokës.As nga shëndeti, as nga malli e gjëja s’ish qarë shumë gjer ahere beu i madh. Shëndetin e kish pasur grurë: burrë i ngjeshur, dërdëng, ta çaje, bëje katër; kamjen të rëndë, shumë brezash, sa as vetë s’ia merrte dot radhën me të numëruar e me kalem; bujqit, rajej e harbutë, të gjithë me dorën në zemër, si nuse kaurri: s’guxonin as t’i thoshin me emër, as ta shikonin në dritën e syrit. Edhe sikur t’u bënte urdhër që të shtriheshin përdhe që t’i shkelte me këmbë, siç shkelet balta për të bërë plitharë, shumë prej tyresh do të shtriheshin t’i shkelte. Se jo më kot Xheladin beu kish në dorë bukën e kopaçen, tamam ç’i duhet fusharakut që të bëhet i butë si dele, jo aq fort për jetën e tij sa për atë të fëmijve të njomë e shumë brenga të tjera të kësaj dore. Thua të qaheshin? Po kujt t’i qaheshin? Kush i dëgjonte? Të ngriheshin e të iknin? Mirë, të iknin, po ku? Kudo që të shkonin, i priste qaforja, sepse gjithë bejlerët e pashallarët kishin kërbaç e qahjanj. Tërë dheu që jepte bukë ishte i tyrja. Mirë thoshin ata që thoshin: gjithë derrat një turi kanë... Ca që ishin Novela “Vjeshta e Xheladin beut”, e shkruar më 1929-tën dhe ripunuar më 1965-sën, nëpërmjet figurës së Xheladin beut, paraqet personazhin më të tipizuar në gjithë krijimtarinë tregimtare të Kutelit. Nisur dhe nga vetë titulli i saj, i konsideruar si metaforë hyrëse, kuptojmë se kemi të bëjmë me “vjeshtën” e personazhit kryesor, Xheladin beut, rënien e tij, fundin. E vendosur në situata psikologjike të ndryshme, figura e Xheladin beut ngërthen portretin e feudalit pervers, i cili ka gjithçka materialisht, por brenda ambientit të mbyllur shoqëror ku ai gjendet, ndien një zbrazëtirë të madhe në shpirt. Nëpërmjet një stili tepër të veçantë, përshkallëzimi i rrëfimit ngërthen disa tipologji rrëfyesish: shfaqet zëri i narratorit brenda narratorit. Duket si një legjendë që rrëfehet nga një dëgjues, i cili e ngarkon tregimin, veç të tjerash, me një atmosferë besëtytnish e besimesh të kota, sa të krijon ndjesinë e një bote gati magjike, por jo në kuptimin e një magjie jetëndjellëse. Përkundrazi, një legjendë e rrëfyer në tematikën e saj më të errët.154 Letërsi

