Page 157 - Demo
P. 157


                                    ngritur e kishin ikur natën, në errësirë, me fëmijët në kosha e pleqtë në tezga, kishin humbur si uji nëpër ujë, nuk u qe ndier nami e nishani. Prandaj, ata që kishin mbetur rrinin aty ku ishin, bënin grurë e hanin misër. Kur s’kish misër të mirë, hanin misër gjarpri, këlkëzë, të shkuar nëpër tri ujëra, zienin brenda për brenda siç ziejnë e roniten në lyrën e vet ato kokat e këmbët e bagëtisë të futura në një poçe të madhe balte, me këltyrën të zënë me brumë, brenda në furrë. Nuk u ndihej as regëtima, as cicërima. Herë-herë binte ndonjë sëmundje e u vinte kosën të vegjëlve e të mëdhenjve; shtëpi e fshatra të tëra mbeteshin të shkreta. Po, çudi, çudi, pas sëmundjes shtoheshin përsëri si fara e sinapit. Ta pret mendja, se ndër rajenj e ndër harbutë kish edhe kokëndezur, që nuk duronin më tej e mateshin t›ia shkrepnin, po Xheladin beu, që ishte brezi i tretë zot në atë mëngë të mbretërisë së madhe të Baba Sulltanit, e kish vënë punën në vijë të mos bënte rrëk njeri, kështu që kokëndezurit mbeteshin pa kokë përpara se të ndiznin koka të tjera. Këtë punë e bënin qajhallarët, “trimat”, siç u thosh beu, apo “lanxhot”, “larot”, “zybat”, siç u thoshin me gjysmë goje ata të tjerët, vegjëlia. Ja, kështu!Puna e bejllëkut dhe e çiflikllëkut do marifet. Dhe marifetet mblidhen e shtohen brez pas brezi, nga babai, nga gjyshi e më tej. Këto marifete, Xheladin beu i kish në xhep dhe i nxirrte një nga një a të gjitha bashkë, si t’ia donte puna. Veç kësaj, duhej ta dini se ai kishte zënë të gjitha shtigjet, shpatullat i kishte të ngrohta dhe i kthente gjithnjë andej nga ngrohte dielli, duvaxhi me mish e me shpirt i “llambës së dynjasë”, Baba Sulltanit, të cilit i dërgonte kur e kur peshqeshe: mahmudije të verdha e çupa të bardha, nga çifligjet e tij. Nuk e harronte Kapu aganë, as sadrazemin, as sulltane-validenë, as dëmin e madh, të parin e haremllëkut të sulltanit, që të mbyllnin sytë kur Xheladin beu zgjeronte çifligjet lart e poshtë, në skërkat e bujqërisë, në zabelet dhe tokat e buta pa zot. Nuk përzihej fort në gërnjat e të mëdhenjve të mbretërisë, po kur i vinte ndonjë bumbashir e i thosh se Baba Sulltani kish luftë s’di se ku, në Qyrdistan, në Rabistan apo në Tinglimajmunistan, beu i dërgonte karvanë me imdate e njerëz me dyfeqe, që do të linin kokën andej. Po mbi të gjithë, beu mbështetej tek i vjehrri, që ish bir veziri, mbështetej tek të kunetërit, që ishin të gjithë në bukë të madhe.Dhe ja tani, oda e madhe e konakut të madh i qerthullohej si kuajt në lëmë. I therte tepeleku i kokës. Ndezi një cigare, esëll, që t’ia priste vrundullin e rrotullimit e të mbante mendjen në vend dhe zuri ta pijë shqeto, pa çibuk, po cigarja, aq e shijshme herët e tjera, tani iu duk e hidhur, e pështirë. E kafshoi dhe e hodhi tutje, në vatër.Ç’ishte kjo punë? A mos beu s’ishte mirë? DergoumidasLetërsi 155
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161