Page 158 - Demo
P. 158


                                    Nga teksti te kuptimi1. Rrëfimi nis me një mohim që tregon gjendjen shpirtërore të personazhit kryesor, Xheladin beut. Perifrazoni me fjalët tuaja këtë ndjesi. 2. Përshtypja që krijon rrëfyesi në pjesën e dhënë më sipër, është që Xheladin beu nuk ndihet mirë, sepse:a) njerëzit kanë filluar të mos i binden më;b) e ndien plakjen e pashmangshme;c) ka frikë mos mbetet vetëm;d) vuan nga një sëmundje e pashërueshme.3. Përshkrimi i gjendjes së Xheladin beut jepet në përmasën fizike. Pasi keni lexuar gjithë fragmentin, rrëfyesi pohon që personazhi ka një problem me shëndetin, apo gjendja e tij ka arsye më të thella se kjo? Ilustrojeni me shembuj nga fragmenti. 4. Që në hyrje, rrëfyesi, në mënyrë shumë sintetike, na tregon rrënjët e Xheladin beut: Xheladin beu i Shemshedin beut të Xheladin pashait, apo “beu i madh”. A ju ndihmon ky emërtim në të kuptuarit e gjendjes së beut? Pse? 5. Përshkrimi që paraprin ngjarjen është i gjatë, i detajuar dhe me shumë ngjarje brenda tij. Ndajeni në pjesë këtë dinamikë lëvizjeje. Vendosini një titull secilës pjesë. Tregoni se si zgjerohet kuptimi i asaj që synon të japë rrëfyesi mbi figurën e Xheladin beut. A e parapërgatit plotësisht lexuesin për të kuptuar më mirë ngjarjen? Nga teksti tek analiza e ndërtimit 6. Ndërtimi i këtij fragmenti karakterizohet nga disa plane rrëfimi. Evidentoni të gjitha format e foljes them në fragment. Përcaktoni vetën e folësit në kontekstet përkatëse. Plotësoni tabelën sipas shembullit:Format e foljes them Veta Numri Kush flet në këtë kontekst?I thosh tërë bota III njëjës Rrëfimtar i jashtëmt’i thoshin me emërsiç u thosh beusiç u thoshinvinte ndonjë bumbashir e i thoshThua të qaheshin?7. Në hyrje të çdo paragrafi janë fjalitë me të zeza. Këto quhen fjali tematike, sepse japin në mënyrë të përmbledhur thelbin e asaj që do të trajtohet përgjatë paragrafit. Lexojini ato dhe argumentoni lidhjen e tyre me përmbajtjen e paragrafit. 8. Rrëfimi i fragmentit është ndërtuar si rrëfim i drejtpërdrejtë i ndërthurur me rrëfimin dialogues. Gjeni në fragment momentet e dialogimit dhe thoni si janë ndërkallur ato në rrëfimin monologues. Mbani parasysh:fjalitë pavetore;fjalitë e ndërkallura;shprehjet frazeologjike. S T U D I M T E K S T I 156 Letërsi
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162