Page 159 - Demo
P. 159
9. Fragmenti është ndërtuar mbi ligjërimin bisedor, i cili herë pas here ndërpritet edhe nga ligjërimi i shkujdesur. Tregoni kontekstet ku është përdorur secili ligjërim. Argumentoni kalimin nga një ligjërim te tjetri duke u ndalur te vetat e foljeve. Si i ka strukturuar rrëfyesi dy tipat e ligjërimeve: me ligjëratë të drejtë, të zhdrejtë, apo të integruara? Ilustrojeni me shembuj. 10. Gjuha e fragmentit dhe krejt novelës është mbështetur në dialektin toskë, por edhe në folklor. Mes tyre ka dhe turqizma që i shërbejnë autorit për të theksuar edhe më shumë natyrën anadollake të Xheladin beut. Bëni një kërkim në fragment dhe përcaktoni leksikun toskë e atë popullor. Në ç’raport qëndrojnë ata me turqizmat? Pse është përdorur kjo masë?Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Që në hyrje të rrëfimit ndeshim grupin mëngjes vjeshte të dytë, i cili na lidh menjëherë me titullin e krejt novelës. Në mentalitetin e popullit tonë, stina e vjeshtës lidhet me rënien e gjetheve dhe ardhjen e dimrit. Tregoni se çfarë kuptimi simbolik merr ky tog në fragment. Mbështetuni te similituda: Një zbrazëtirë sa një zgërbojë gështenje që e ka brejtur krimbi përbrenda, një shembëtirë, një turbullirë e një neveritje pa fund e pa anë... Po në kontekstin e gjithë veprës, cili është kuptimi i fjalës vjeshtë? 12. Që në hyrje ndeshemi me një ironi të fshehtë po shumë therëse: Xheladin beu i Shemshedin beut të Xheladin pashait, apo “beu i madh”. Argumentoni kuptimin ironik të grupit “beu i madh”. Çfarë roli luan lidhëza bashkërenditëse shtuese “apo” në realizimin e ironisë? 13. Në paragrafin e tretë, rrëfyesi rendit disa pyetje retorike, të cilat funksionojnë edhe si një reflektim i rrëfyesit. Analizoni përgjigjet që pyetjet i kanë të përfshira. A kemi këtu një lloj dialogimi të brendshëm? Me kë dialogon rrëfyesi? Cilat fjalë e mbajnë peshën e kuptimit brenda secilës pyetje?14. Lexoni fjalinë: Këtë punë e bënin qajhallarët, “trimat”, siç u thosh beu, apo “lanxhot”, “larot”, “zybat”, siç u thoshin me gjysmë goje ata të tjerët, vegjëlia. Në këtë fjali është ndërtuar një antitezë kontekstuale. Pasi ta keni evidentuar, analizojeni atë duke argumentuar rolin e ironisë së fshehtë. A ka tone mllefi kjo antonimi? Pse? 15. Shprehja oda e madhe e konakut të madh i qerthullohej tregon situatën e komplikuar në të cilën ndodhet beu. Ndaluni te metafora e krijuar. Analizoni përsëritjen e mbiemrit “e madhe”. Tregoni kuptimet e shumëfishta që merr mbiemri brenda metaforës. A ka lidhje kjo me gjendjen e beut? Vëreni vijim të ironisë së fshehtë? Argumentoni përgjigjen tuaj, duke e lidhur me rastet pararendëse të përdorimit të ironisë. Nga teksti, te përdorimi 16. Cila nga alternativat e mëposhtme është karakteristikë e ligjërimit popullor?a) E rrallë dhe e verdhë, vërtet, fleta e plepit përtej dritareve me hekura e kafaze, po qielli i kulluar... b) Gojën e kish të hidhur, sikur të paskej ngrënë shafran, qiellëzën të thatë, gjuhën të trashë si shuall bualli.c) Po mbi të gjithë, beu mbështetej tek i vjehrri, që ish bir veziri, mbështetej tek të kunetërit…d) Dhe marifetet mblidhen e shtohen brez pas brezi, nga babai, nga gjyshi e më tej.17. Disa herë rrëfyesi përdor fjalët çudi/çuditeshin në fragment. Identifikoni rastet në tekst dhe trajtoni kuptimin e tyre brenda çdo konteksti. Krahasoni përdorimet. Për çfarë lloj çudie e ka fjalën autori? A është përdorur në kuptimin e parë apo ironik? Shfrytëzoni të tjera detaje nga teksti që mbështesin përgjigjen tuaj. Letërsi 157

