Page 16 - Demo
P. 16
GjuhëStili i veprimtarisë politiko-shoqëroreVeprimtaria shoqërore e politike është në zhvillim të pandërprerë dhe sot njeh një përhapje si kurrë më parë, falë edhe sofistikimit e modernizimit të mjeteve të komunikimit e veçanërisht, medieve të llojeve të ndryshme. Tradita e gjatë e të kumtuarit dhe të shkruarit për një publik të gjerë, ka çuar në formësimin e një stili të caktuar gjuhe, i cili zhvillohet në mënyrë të pandërprerë. Për këtë ndikojnë faktorë të ndryshëm, si ai historik, shoqëror-ekonomik, infrastrukturor etj.Sfera: Sfera ku zhvillohet ky stil përfshin tekstet që hasen në jetën politike e shoqërore të përdoruesve (botimet e organizatave politike e shoqërore, tekstet e ligjërimet politike e shoqërore, fjalime, debate, diskutime etj.). Ky stil realizohet në formë të shkruar dhe të folur. Sferën mediatike, që shihet si pjesë e stilit politiko-shoqëror, por që në fakt përfshin një numër shumë më të madh e të larmishëm tekstesh, do ta trajtojmë më vete si tekst mediatik.Funksioni: Funksioni i këtij lloj stili është kumtues e ndikues. Ky stil nuk mjaftohet vetëm me dhënien e një informacioni, por ka si qëllim të ndikojë te marrësi mendimin, idenë e tij.Leksiku dhe ndërtimi: Leksiku i stilit politiko-shoqëror shfaqet shumë i larmishëm, pasi ai përfshin fusha leksikore të llojeve të ndryshme. Një gjë e tillë shpjegohet edhe me llojin e larmishëm të informacionit që gjendet në të (Në këtë stil, ndër të tjera, shfaqet fusha leksikore politike, e cila ndërthur fjalë që lidhen me ideologji të caktuara: të djathtët, të majtët, të qendrës, ekologjistët, votë, votim, pozitë, opozitë, pakt social, kandidat, votoj, i votuar etj.).Vihet re se fjalët nuk përdoren vetëm në kuptimet e para, po një pjesë prej tyre kanë edhe konotacion, pra, përdoren me elemente emocionale. Kjo lidhet me veçantinë e këtyre teksteve, të cilat mund të përmbajnë edhe elemente subjektive e emocionale në to (madje në lloje të caktuara tekstesh, si: ligjërimet politike, opinionet etj., në mënyrë që të ndikojnë sa më shumë te marrësi, e rrisin elementin subjektiv e personal). Metafora, ironia, satira etj., hasen shpesh në këto tekste. Në këto lloje tekstesh vihen re edhe ndërfutje të elementeve të tjera, si: dialektore, ligjërimore, subjektive, që nuk janë pjesë e standardit. Në mjaft fushata politike, kandidatët, në mënyrë që të marrin sa më shumë vota, përdorin dialekte dhe regjistra të ndryshëm, sipas grupmoshës, origjinës, formimit të marrësve. Megjithatë, duhet thënë se në tekstet e shkruara, veçanërisht në broshurat e organizatave shoqërore, por edhe politike, këto ndërhyrje janë më të pakta se ato që realizohen në të folur.Nuk mund të përcaktohen kufizime në përdorimet e pjesëve të ligjëratës dhe trajtat e tyre. Ato specifikohen sipas llojit të tekstit, p.sh., në fushatat politike zgjedhore përdoret më shumë koha e ardhme (në kuadrin e premtimeve), kurse në një tubim përkujtimor përdoren kryesisht kohët e së shkuarës, e pakryera, e kryera e thjeshtë etj.Në një pjesë tekstesh të këtij stili përdoret edhe elipsa (mungesa e gjymtyrëve). Një gjë e tillë bëhet për të goditur lexuesin dhe vihet re veçanërisht në një pjesë titujsh, që janë për botim në media. Në jo pak raste, titulli nuk ka lidhje me brendinë e tekstit.Stilet funksionale të gjuhës IIIbrahim Rugova14 Gjuhë

