Page 160 - Demo
P. 160
18. Lexoni fjalinë ku përdoret grupi neve, njerëzisë. Vëreni përdorimin e fjalës përmbledhëse njerëzia. Në këtë përdorim, argumentoni se si pozicionohet rrëfyesi. Çfarë marrëdhënie krijon ai me lexuesin? Po me personazhin kryesor? Evidentoni të tjera fjalë përmbledhëse në fragment. Analizoni përdorimin e tyre brenda kontekstit. Tregoni se si lidhen ato me rrëfyesin. 19. Përshkrimi i gjatë që i bën rrëfyesi statusit social dhe ekonomik të Xheladin beut, si lexues, ju ndihmon të përcaktoni edhe statusin e tij moral. Mbi cilat vlera apo antivlera morale mbështetet ky status? Ilustroni mendimin tuaj me përdorimet e mbiemrave. Si ndikon konteksti në këto përdorime?20. Kemi shkëputur dy përdorime foljore nga fragmenti: duhej ta dini dhe thoshin ata që thoshin të cilat krijojnë idenë e dialogimit. Kthehuni në tekst. A është ky një përdorim krejt popullor apo Kuteli e ka përpunuar atë? Argumentoni përgjigjen tuaj duke u mbështetur te: funksioni i përemrit vetor në gjuhën shqipe; roli i fjalive mungesore. Nga teksti te reflektimi21. Që në hyrje rrëfimtari përsërit disa herë thënien ndiente një zbrazëtirë të madhe në zemër. Si e kuptoni këtë gjendje? Me cilin status të njeriut lidhet kjo? 22. Siç e keni pohuar edhe gjatë analizës, fjalitë me të zeza tregojnë se statusi ekonomik, politik dhe social i beut ishte për së mbari. Megjithatë, ai nuk ndihet mirë. Reflektoni mbi këtë gjendje paradoksale, duke pasur në vëmendje nevojën e njeriut për të qenë i pranuar në shoqëri. Cilat janë vlerat që e bëjnë individin të pranuar e të respektuar në shoqëri? 23. Si e gjykoni marrëdhënien e beut me eprorët e tij, ata të mëdhenjtë, dhe me vartësit? Cilat kode morale përdor beu? Si do ta përshkruanit atë në këtë kontekst?24. Si mjeshtër i rrëfimit, Kuteli diferencon edhe gjuhësisht klasat shoqërore. Nga studimet që keni bërë në lëndën e sociologjisë, a dallohen variantet e të folurit edhe sipas klasave shoqërore? Po në këtë fragment çfarë vlere merr kjo gjë?25. Ju ka ndodhur të ndiheni në një gjendje shpirtërore të përafërt me atë të Xheladin beut? E keni pasur një arsye? E keni kapërcyer atë? Tregoni se si ka ndikuar ajo në rrjedhën e jetës suaj. Nga teksti te të shkruarit26. Interpretoni, nëpërmjet një shkrimi eseistik, fjalinë që përmbyll fragmentin: Ç'ishte kjo punë? A mos beu s'ishte mirë? Mbani në vëmendje:kontrastin mes gjendjeve të beut: sociale, shëndetësore, ekonomike, morale;mundësinë dhe pamundësinë si realitete në jetën e njeriut;ndërgjegjësimin e beut për rënien e tij dhe pasojat e saj.158 Letërsi

