Page 161 - Demo
P. 161
Novela “E madhe është gjëma e mëkatit” është antitezë e novelës “Vjeshta e Xheladin beut”. Në të ndërthuren tri kode: kodi poetik, biblik dhe ai fantastik. Tat Tanushi është njeri shumë i lexuar dhe mjaft i devotshëm ndaj fesë së tij. Ai ka lindur në Bubutimë të Ilirisë dhe bie në dashuri e martohet me një grua të bukur: ajo ishte Noemi e Galilesë, por që e ndërron emrin në Kalije. Dy dashuri të mëdha ka Tata: dashurinë për Kalijen dhe dashurinë për Zotin. Por Kalija vdes. I mbetur vetëm me dashurinë e Zotit, Tata ndihet i paplotë. Kështu, nisin mëkatet e tij: së pari bën ikona me fytyrën e Kalijes. Mëkati tjetër ndodh kur fle me një tjetër grua. Pas kësaj, hyu nuk e pranon në kishë. Atëherë, Tat Tanushi shpërthen në kundërshtime ndaj Zotit. Dhe Zoti e dënon me jetë: Tat Tanushi nuk mund të vdesë. I duhet të rrojë me shekuj, ndërkohë që vuan duke parë rrënimin e historisë. Për të gjetur udhën e Zotit, Tata niset drejt Apollonit të Ilirisë, ku do të rindërtojë kishën e lënë shekuj më parë. Pendesa e tij është kaq e thellë, sa pas shekujsh, hyu i fal atij qetësinë dhe vdekjen. Ndërsa Xheladin beu ishte modeli i njeriut të keq, Tat Tanushi është modeli i njeriut të përsosur. Rrugëtimi i Tat Tanushit “përbën një perlë të shkrimit shpirtëror e elegjiak”, thotë Sabri Hamiti. Në fokus të rrëfimit gjendet prova e njeriut të devotshëm, qëndresa e tij në raport me jetën e vdekjen nëpërmjet dashurisë tokësore. ILUSTRIM LETRARM. KuteliE madhe është gjëma e mëkatitPastaj, Tat Tanushi ardhi e ndenji për një kohë të gjatë në shpellat e Zaumit, pranë manastirit të shenjtë të Kryeëngjëllit Mihail, që sot i thonë manastiri i Shenjt Naumit.Për ata që nuk e dinë ne po u themi se Shpellat edhe Manastiri i shenjtë gjenden buzë liqenit të Ahridës, rëzë malit që thuhet Mal i Thatë. Liqeri ka rreth e rrotull male të egra, që vishen me bar në pranverë e me dëborë në vjeshtë. Po lart mi kulme ngjet që dëbora të mbetet e pa tretur gjer në mezin e verës dyke u pasqyruar në ujra, në orët kur pasqyrohen malet. Shpellatjanë pjesë të Malit të Thatë dhe vijnë thikë mbi ujra. Kur vala rreh themelet e tyre, ushëtimaështë e paprerë. I egër është vendi, po i butë peshku. Yj të artë shëndrijnë mi luspat e tija. Njerëzit e vëndit thonë se këta yj të artë janë thërrime nga yjt e qiellit që bjenë në liqer, po kjo e thënë nuk është e vërtetuar me saktësi mbasi askush s’ka zbritur brenda në ujra në orët kur këputen yjtë. Prandaj lëçitësit janë të lutur ta shqyrtojnë ata vetë këtë punë. Me këtë rast kanë për të parë me syt e tyre sa i kaltër është liqeri i Ahridës.Vetëm një të metë të madhe ka ky: bukurija e tij ndryshon shtinë më shtinë dhe në çdo Letërsi 159

