Page 162 - Demo
P. 162
S T U D I M T E K S T I shtinë: ditë më ditë. Në këtë mënyrë, kur ti gëzohesh se e preke me sy njërën ngjyrë, ay e shkëmben befasisht-si një grua dhe duhet t’i ndjekësh ndryshmëritë që i merr fytyra. Po a ndiqet dot uji nëpër ujë dhe era nëpër erë që të ndiqet ças për ças bukurija e liqerit të Ahridës? Si vijë e përbashkët, zotëronjëse, në të katër shtinat, është kaltërsija: në shumë orë të ditës çdo gjë bëhet e kaltër: era, uji, qjelli, malet... Dhe jo vetëm malet që janë sipër mbi ujë, të varur, me kryet tatëpjetë. Atëherë goja mbetet pa zë dhe sytë s’nginjen dot dyke parë. Në orët kur perëndon djelli, pas shiut, ngjet që çdo gjë të marrë ngjyrën e ndezur të maresë, ngjyrën e flakës e të arit. Dhe kur ti llaftarisesh se u ndez era, ujët, malet e çdo gjë, ato të gjitha erren e këthehen në manushaqe, në gushpëllumbi e në shkrumb të shkrumbosur. Sa të largëta janë kufiret në shtinat e tjera aq të afërme bëhen në dimër kur zbret dëbora dhe ulet qjelli poshtë.Desha të flas e s’fola gjë as për ylberet dhe hënën mbi ujra, as për valët me shkumbë. Pra doemos lëçitësi duhet të marrë shkopin në dorë e t’i shohë të gjitha me syt e tija, në të katër shtinat e motit. Këtu ardhi qëndroj Tat Tanushi, si u lodh së prituri vdekjen në vënde të tjera. Nga teksti te kuptimi1. Pasi ka bërë udhëtimin e tij të gjatë e të lodhshëm në shekuj, i dënuar të mos vdesë e të shohë gjithë rrënimin e historisë së njerëzimit, Tat Tanushi ka zgjedhur një vend shumë të bukur për të vdekur. Është fjala për liqenin e Ahridës, emri i vjetër i liqenit të Ohrit. Si e përshkruan historinë e këtij vendi rrëfyesi? Me cilat toponime e lidh ai atë?2. Përshkrimi që i bën rrëfyesi peizazhit malor, ndërvepron me shqisat dhe zhurmat. Pse e bën autori këtë? Si lidhet ky synim me origjinën e Tat Tanushit?3. Pas maleve përqark, rrëfyesi e fut lexuesin në liqen. Pse pamja rrëzëlluese jepet në formën e një ftese? Kush po e fton lexuesin të shkojë vetë të shohë kaltërsinë e liqenit?4. Rrëfyesi duket si në delir kur përshkruan liqenin dhe, si një piktor, përdor fort ngjyrën e kaltër. Cili është kuptimi që i jep ngjyrës së kaltër? Qëllimi i përshkrimit është vetëm imazhi apo edhe ndjesia? Argumentoni përgjigjen tuaj me të dhëna nga teksti. 5. Fjalia e fundit duket sikur e justifikon tërë përshkrimin e gjatë që rrëfyesi i bën vendit ku Tata ka zgjedhur për të vdekur. Si e kuptoni ju këtë justifikim? Pse e ndien nevojën të realizojë një pikturë kaq të bukur? Lidheni përgjigjen tuaj me frymën patriotike e atdhetare të veprës së Kutelit.Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Ky fragment, një nga më të bukurit e letrave shqipe, në fakt është një tablo e realizuar me fjalë. Peizazhi realizohet nëpërmjet ngjyrave. Gjeni në tekst fjalët kyçe ku mbështetet ndërtimi i tij. Grupojini ato sipas ngjyrave. Shpjegoni efektin artistik që përftojnë penelatat e përdorura nga rrëfyesi-piktor. 160 Letërsi

