Page 163 - Demo
P. 163
7. Ndërtimi i këtij fragmenti realizohet në përputhje me arkitekturën e mjedisit që ai po përshkruan. Kthehuni në tekst dhe konkretizojeni këtë pohim duke sjellë ilustrime nga fragmenti. Shfrytëzoni llojin e fjalisë së përdorur dhe imazhin që sjellin paragrafët. 8. Edhe në këtë fragment, si në të gjithë veprat e Kutelit, ndeshim lojën e rrëfimtarit. Ai shfaqet i shumëfishtë. Lexoni në tekst fjalitë ku gjenden grupet: i thonë manastiri i Shenjt Naumit; thuhet Mal i Thatë; kjo e thënë. Rrëfyesi, në këtë rast, nuk përcaktohet qartësisht. Çfarë lloj fjalie është përdorur në këtë rast? A të orienton lloji i fjalisë për të evidentuar llojin e rrëfyesit? Çfarë lidhjeje krijon ai me arkitekturën e fragmentit?9. Ndërtimi i rrëfimit në fragment kalon në këto veta: ata – ne – ti – ju. Ky lloj procedimi stilistik është krejt i veçantë në prozën moderne shqipe. Lidhini vetat me rrëfyesin. Sa tipa rrëfyesish dallohen në këtë fragment? Si shfaqen ata në raport me rrëfimin (të dukshëm, të fshehtë, pjesëmarrës, orientues etj.)10. Fragmenti ka një lëvizje të brendshme: ngjyra, zhurmë, jetë, gjallëri dhe shumë paqe. Cili është leksiku i përdorur për të realizuar një peizazh të tillë? Si do ta gruponit atë? Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Në paragrafin e dytë të fragmentit, rrëfyesi jep gjykimin e tij nëpërmjet epiteti metaforik male të egra, të cilin e shtjellon brenda paragrafit. Përshkruani ndjesinë që sjell ky përshkrim duke shpjeguar lidhjet e metaforave me relievin. Si ka arritur që brenda një fjalie rrëfimtari të paraqesë të katër stinët? Ndaluni te shprehësitë e figurave të krijuara. 12. Epiteti male të egra, i përdorur në paragrafin e parë, shërben si detaj për të krijuar kontrastin në paragrafin e dytë. Kthehuni në tekst. Lexoni fjalinë I egër është vendi, po i butë peshku. Rrëfimtari është i brendshëm tanimë dhe, për të realizuar imazhin e shndritshëm, përdor aliteracionin. Analizoni si lidhet aliteracioni me ngjyrat. Çfarë nuance i jep aliteracioni së kaltrës? Si lidhet kjo me epitetin metaforik peshk i butë? 13. Kur flet për yjet mbi liqen, rrëfyesi ndikon të lexuesi nëpërmjet metaforave: shëndrijnë (yjtë) bjenë (yjtë) këputen (yjtë). Këto metafora të njëpasnjëshme realizojnë një trajektore. Foljet, pasi kanë dalë nga kuptimi i tyre i parë, na japin një trajektore lëvizjeje, një dinamikë imazhi, apo një integrim të të dyjave? Argumentoni përgjigjen tuaj, duke shfrytëzuar funksionet e figurave stilistike të përdorura. 14. Rrëfyesi e personifikon liqenin në paragrafin e tretë, duke e dhënë këtë figurë në lëvizje: bukurija e tij ndryshon shtinë më shtinë dhe në çdo shtinë: ditë më ditë. Ai e ofron me figurën e gruas nëpërmjet krahasimit: kur ti gëzohesh se e preke me sy njërën ngjyrë, ay e shkëmben befasisht-si një grua dhe duhet t’i ndjekësh ndryshmëritë që i merr fytyra. Lidhe shkallëzimin zbritës të fjalisë së parë me personifikimin e fjalisë së dytë. Si konkretizohet imazhi, në lëvizje apo statik? Cilat janë fjalët që e ndihmojnë në këtë proces?15. Aliteracioni i krijuar në këtë grup fjalësh në manushaqe, në gushpëllumbi e në shkrumb të shkrumbosur, lëviz tingullin sh, duke krijuar imazhin e natës së thellë (të shkrumbuar, të bërë shkrumb, të zezë të thellë) mbi liqen. Ndjesitë që rrëfyesi sugjeron kalojnë nëpërmjet figurave që vijojnë: goja mbetet pa zë dhe sytë s’nginjen dot dyke parë. Identifikoni këto figura dhe zbuloni lidhjen e tyre me fjalorin popullor. Pse zgjodhi këtë vend Tat Tanushi për të vdekur? Letërsi 161

