Page 164 - Demo
P. 164
Nga teksti te përdorimi 16. Në fjalinë vishen me bar në pranverë e me dëborë në vjeshtë vërejmë përdorimin e foljes vishen. Argumentoni përmasën hapësinore që synon folja në këtë përdorim. Në funksion kallëzuesi, folja merr dy plotësa: me bar në pranverë e me dëborë në vjeshtë. Si e plotësojnë imazhin e peizazhit këto dy gjymtyrë homogjene? Cilat ngjyra merr hapësira rreth liqenit?17. Rrëfyesi, siç e kemi thënë, ka kaluar në disa veta, pra në disa kënde rrëfimi. Në paragrafin e dytë veçojmë fjalën lutëse të rrëfyesit: lëçitësit janë të lutur ta shqyrtojnë... Vendoseni fjalinë në kontekst. Si ndikon konteksti në këndin e rrëfimit? A e zhvendos rrëfyesin fjalia që veçuam? 18. Përshkrimi që i bën autori Liqenit të krijon imazhin e një gruaje të bukur, lozonjare, e cila është tepër tunduese me shndërrimet që ofron. Nga ana tjetër, në nisje të përshkrimit, Kuteli e quan “ky”, duke iu referuar liqenit në mashkullore. A konsiderohet kjo mungesë koherence? Arrin kjo mospërputhje të shpërbëjë vijimësinë e mendimit dhe të shformojë imazhin? Pse?19. Keni bërë tashmë një inventar të fjalëve që tregojnë ngjyra. Rigrupojini ato sipas përshkrimit të stinëve. Ju do të gjeni imazhin e liqenit në çdo stinë. Përdorni lapsa me ngjyra dhe përpiquni të vizatoni liqenin, sipas përshkrimit të Kutelit. Diskutoni mes jush se si do arrini t’i realizoni ngjyrat për të qenë sa më afër përshkrimit.20. Në hyrje dhe mbyllje të fragmentit, autori përdor reciprokisht grupet ardhi e ndenji -ardhi qëndroj. Argumentoni se kalimi nga folja ndenji te folja qëndroi lidhet me dy arsye: bukurinë e liqenit të Ohrit, vendimin e Tatës për të vdekur në një vend të përshtatshëm. Shfrytëzoni edhe të tjera të dhëna nga novela. Nga teksti te reflektimi21. Në këtë fragment janë përdorur shumë ngjyrat. Në perceptimin tuaj, çfarë arrin të japë rrëfimtari përmes ngjyrave? A është i domosdoshëm një përshkrim i tillë? 22. Përpiquni ta shihni liqenin e Ohrit me sytë e Tat Tanushit. Si do t’ju dukej ky vend pas një udhëtimi të gjatë në vende dhe kohë?23. Reflektoni mbi thënien Atëherë goja mbetet pa zë dhe sytë s’nginjen dot dyke parë. Më shpesh këtë e ndeshim në formën e frazeologjisë: i iku goja dhe i mbetën sytë. Si do t’i përshkruani ndjesitë e njeriut që ndodhet në një gjendje të tillë? Nga buron e gjitha kjo?24. Sa ngacmon te ju ndjenjën e krenarisë kombëtare ky përshkrim? 25. Po të mbyllni sytë e të bëni një udhëtim imagjinar nëpër vendet që tregon rrëfimtari, keni vizatuar hartën e mrekullueshme të një pjese të Shqipërisë, e cila sot nuk i përket më truallit shqiptar. A ndieni keqardhje për këtë padrejtësi që i është bërë në shekuj popullit shqiptar? Nga teksti te të shkruarit26. Kur lexuesi mendon se ka vizituar një peizazh të mrekullueshëm, ndeshet me pohimin e rrëfyesit: desha të flas e s’fola gjë... Niseni rileximin aty ku ndërpritet kjo thënie. Argumentoni nëpërmjet një eseje përshkruese atë çka ka thënë në vijim rrëfyesi. Zgjeroni thëniet e rrëfyesit, duke iu shtuar detaje të tjera nga imazhi që keni për liqenin e Ohrit. 27. A vijon të mbetet po kaq i bukur sa na e përshkruan Kuteli?162 Letërsi

