Page 165 - Demo
P. 165


                                    Buzë pranvere, kur rin bari e blerojnë arat, agai ndjeu se po i vishen sytë e nuk shquante mirë sendet. – Mjaft rrojta, tha me vete, tani duhet të çlodhem.Po nuk u çlodh....Ziente shtëpia si bleta nga fëmijët. E rrethuan, e përqafuan, e përgëzuan.– Më rrofshi, biro, rrofshi e m’u shtofshi si bleta.Doli një nuse – dy muaj martuar – edhe i largoi. Fëmijët shkuan të lozin me zhurmë të madhe.... – Të më bësh, moj nuse, një përshesh me qumësht. Me bukë misri, moj bijë, se është më i lehtë. Ashtu më të gëzoftë zoti me një djalë.Nusja u skuq si lulja e kuqe edhe hyri brenda. Doli një nuse tjetër nga më të vjetrat që i dinte mirë punët e qeverinë e shtëpisë. – Ti nus’ e Zyferit je-a? – Unë, baba, unë.– Hej, më të mbajttë e të shtoftë zoti. Uronte agai, gjithë me emrin e zotit në gojë.Pastaj foli rishtaz:– As më nxir, moj nuse, ato dërrasat e varrit e mi vër në diell, të thahen. Qeshi zonja.ILUSTRIM LETRARM. KuteliQysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e ZotitNë rrëfimin i Kutelit, interes të veçantë zë edhe koncepti i kohës, duke shkrirë shpeshherë dallimin mes së tashmes, së shkuarës e së ardhmes, pasi rëndësi merr marrëdhënia e kohës me përjetësinë dhe reflektimi mbi të. Kështu, edhe Ago Jakupi ecën në vite kohe, të cilat, në fakt, janë vite jete. Nëpër kohën që rrjedh e pafund, Ago Jakupi bën dallimin mes së tashmes dhe së ardhmes, kur gjen një pikë fikse për t’i ndarë këto hapësira abstrakte. Ky proces është kalimi nga një gjendje e Ago Jakupit në një tjetër gjendje. Edhe rrëfimi “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit” na paraqet një personazh drejt përsosjes hyjnore. Në moshë të thyer, Ago Jakupit i shfaqet në ëndërr një engjëll i cili e fton në vetëpërsosjen morale. Dhe kështu, plaku, i cili duket se në këtë çast ka zanafillën e një jete të re morale, nis udhën e “të bëri mirë”: ndërton ujësjellës, mëson të falë, dhuron, me pak fjalë është një rinisje e jetës së tij drejt përmirësimit moral. Do të ishte tepër e thjeshtë gjithë historia e parabolës morale të Ago Jakupit, sikur të mos ishte mënyra magjike e rrëfimit të Kutelit. Letërsi 163
                                
   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169