Page 166 - Demo
P. 166
– Ç’të shkon ndër mend, baba, ne mezi të kemi, të na rrosh gjer të rriten fëmija e t’i martojmë.– Helbete, moj nuse, mysafirë jemi – vijmë e shkojmë se e jep emër zoti. Po bëri emër, do rroj, po jo, jo. Më nxirr, në më do, ato dërrasat. I sollën qumështin me bukë misri. Hëngri. Bekoi, bekoi - të mëdhenj e të vegjël. Dërrasat ishin në diell. Shtruan mbi to një rrogoz të ri, që e kish blerë vetë agai. I ëmbël fort ish ky diell i pranverës: të shkrin. Agai ra të çlodhet. Pastaj foli:– Të m’i sillni fëmijët t’i shoh dhe një herë, se më ka zënë malli. Dërgoni të vijnë djemtë nga arat e nga mali, se kam disa fjalë t’u them.I sollën fëmijët. Një bletë e plotë. Ca më këmbë, ca më krahë, ca më djep. Zhurmë e madhe – po zhurma, i pëlqente agait. I përgëzoi, i uroi, i largoi. Erdhë djemtë. – Mua të ma falni, o djem, se unë kaq e pata. Helbete, kam punuar edhe mirë edhe keq. Ma bëni hallall, se mua m’u mbarua vaji i kandiles. Agai fliste e qeshte.Nxori pastaj nga beli një qemer e ia hodhi në duar të madhit. Nxori qesen, nxori sahatin me qostek.– Këto nuk më duhen atje ku do vete. T’i kini së bashku e të duheni vëlla me vëlla. Këtë ua lë amanet si gur mulliri. Pastaj:– Tashi do çlodhem, tha, se jam i lodhur e më vishen sytë. Edhe u shtri në rrogoz, mbi pllashtat e vdekjes, që i kish punuar vetë dora e tij. Edhe pastaj, sa ndizet e shuhet vetëtima, Ago Jakupi mbylli sytë. Edhe u shtua në të shumët, në të mirët.Pikturë nga Otokar Çila164 Letërsi

