Page 167 - Demo
P. 167
S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Në këtë fragment, Ago Jakupi është në fund të jetës së tij. Ai ka gjetur paqe me veten dhe është i lumtur. Në cilën stinë të vitit vjen kjo gjendje e Ago Jakupit? Pse?2. Ago Jakupi është i rrethuar nga fëmijët dhe nuset e djemve. Si shfaqet dialogu mes tyre? Çfarë mesazhi u përcjell plaku atyre? 3. Nuset e djemve dhe vjehrri i tyre kanë një komunikim të veçantë që të kujton traditat dhe zakonet shqiptare. Ilustrojeni me pjesë nga teksti këtë pohim. Cilat vlera të familjes shqiptare shfaqen në to? 4. Në rrëfim shfaqet një paqe e plotë e Ago Jakupit me vdekjen. Cilat janë momentet në tekst ku kjo është më e dukshme? Identifikoni një detaj të veçantë që rrëfimtari ta komunikon ty si lexues.5. Ago Jakupi do që të vdesë mes nipërve e mbesave, nuseve e djemve. A është kjo një ikje e bukur? Pse? Ç’amanet e ç’pasuri u lë ai djemve? Nga teksti tek analiza e ndërtimit 6. Fragmenti është i ndërtuar mbi dy ligjërata: ligjërata e zhdrejtë, ku flet rrëfimtari dhe ligjërata e drejtë, ku personazhi kryesor dialogon me personazhet dytësore. Si shfaqet gjuha e rrëfimtarit? A ka ajo takime me gjuhën folklorike? Nëse po, ku ndryshon me të? Po dialogu, në cilin dialekt zhvillohet? 7. Rrëfimi i Kuteli përdor dy këndvështrime në lidhje me personazhin kryesor: herë si rrëfimtar objektiv e herë si ligjërues. Evidentojini këto dy forma në fragment dhe thoni si lidhen ato mes tyre. Po me vetë Ago Jakupin? 8. Si shfaqet rrëfimtari në këtë fragment: si gjykues dhe orientues i lexuesit;si rrëfimtar i jashtëm që nuk jep mendim;të dyja bashkë. Ilustrojeni me pjesë nga teksti përgjigjen tuaj. 9. Shpesh dialogët ndërpriten me fjali të shkurtra, herë dykryegjymtyrëshe e herë njëkryegjymtyrëshe. Si ndikojnë këto fjali në rrëfim? Po në tempin e të lexuarit? 10. Fjalitë, ashtu si dialogun, autori i vendos njëra pas tjetrës duke krijuar idenë e një kolone. Kjo zgjedhje lidhet me strukturimin e fragmentit sipas dinamikës së lëvizjeve të plakut. Shpjegoni këto lëvizje duke shfrytëzuar vendosjen e fjalive. Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Fragmenti nis me grupin buzë pranvere. Cilës figurë stilistike i takon ky grupim? Përcaktoni fjalën që mban peshën e figurës së krijuar. Çfarë ngarkese të re kuptimore ka fituar ajo? Cilat ndjesi estetike përcjell?12. Vëreni me kujdes shkallëzimin ngjitës: E rrethuan, e përqafuan, e përgëzuan. Argumentoni se përse ky numërim ka funksionet e shkallëzimit ngjitës. Cila nga ndjesitë që përcjellin foljet përcakton shkallën më të lartë të vlerësimit. Pse? Lidheni me të dhëna nga tregimi. Letërsi 165

