Page 168 - Demo
P. 168


                                    13. Ndaluni në fjalinë Ziente shtëpia si bleta nga fëmijët. Rrëfimtari përdor dy figura të stilistikës njëra pas tjetrës. E para është metafora dhe i dyti, krahasimi. Shpjegoni metaforën duke u ndalur te dinamika që përcjell folja ziente. Çfarë imazhi krijon ajo? Përshkruajeni me fjalë. Pse e krahason me bletën? Përdorimi në numrin njëjës i fjalës bleta dhe në shumës i fjalës fëmijët e bën më konkret imazhin. Shpjegojeni atë duke pasur në vëmendje figurat që përdor folklori shqiptar. 14. Në fjalinë Dërrasat ishin në diell, vërehet përdorimi i fjalës dërrasa në vend të fjalës arkivol, duke na dëshmuar edhe një proces specifik me të cilin varroseshin njerëzit në këtë krahinë. E gjitha kjo realizohet gjuhësisht nëpërmjet figurës së sinekdokës. Ky përdorim, i zakonshëm jo vetëm në gjuhën shqipe, lidhet me mentalitetin e popujve. Duke shfrytëzuar informacione paraprake mbi këtë figurë, shpjegoni cili është mentaliteti që përcillet dhe si lidhet ky me fabulën e tregimit. 15. Pohimi i Ago Jakupit mua m’u mbarua vaji i kandiles, i përket ligjërimit të shkujdesur dhe është një mënyrë për të treguar se jetës së tij po i vinte fundi. Si lidhet procesi i vajit të kandilit me jetën njerëzore? Krahasoni qetësinë dhe paqen, në të cilën shuhet flaka e kandilit me mënyrën se si vdes Ago Jakupi. Ndaluni tek anafora që mbyll fragmentin. Çfarë kuptimesh merr lidhëza bashkërenditëse? Si lidhet ky kuptim me mënyrën e rrëfimit dhe me mesazhin që përcjell autori?Nga teksti te përdorimi 16. Në një pikë të caktuar të jetës së tij, ne mësojmë në tregim se Ago Jakupi gjen rrugën e Zotit dhe nis një lloj pastrimi shpirtëror në kërkim të gjetjes së paqes së fundit. Takimin me vdekjen, Kuteli e projekton si mbarim të udhëtimit tokësor, si çlodhje. Përcaktoni kuptimin e parë të fjalës çlodhje në gjuhën shqipe. Krahasojeni me kuptimin që merr kjo fjalë në këtë përdorim. Si lidhet ajo me synimin e Kutelit?17. Në këtë moment të fundit të jetës, duket sikur Ago Jakupi ka për të bërë edhe një udhëtim tjetër të vogël. Për ta kuptuar këtë, ndaluni në tri përdorimet e foljes çlodhem: duhet të çlodhem - po nuk u çlodh - tashi do çlodhem. Në të tria rastet e përdorimit, format e foljes marrin nuanca kuptimore lehtësisht të ndryshme. Si lidhet ky ndryshim kuptimor me amanetin e Ago Jakupit? Argumentojeni duke vlerësuar përdorimin e ndajfoljes tashi. 18. Në fjalën e Ago Jakupit vërejmë përdorimin e trajtës së shkurtër në rasën dhanore, më/m’i, e cila quhet ndryshe dhanore etike dhe rrëfen një marrëdhënie specifike mes folësit dhe referentit:më rrofshi, të na rrosh. Pasi të përcaktoni se cili është referenti në çdo kontekst përdorimi, tregoni llojin e marrëdhënies. Çfarë ndjesish ju përcjell përdorimi i dhanores etike?19. Ago Jakupi përdor fjali në mënyrën dëshirore, duke shpërndarë urime në ligjërimin e tij. Lidhni urimet e plakut me referentët sipas kontekstit. Çfarë përcjellin ato? Me se i lidh urimet e tij Ago Jakupi? Si lidhet kjo me traditat dhe zakonet e shqiptarëve?20. Mënyra se si vdes (çlodhet) Ago Jakupi të kujton mënyrën se si vdes Tat Tanushi. Duke i njohur të dyja personazhet, argumentoni se çfarë i bashkon ata në udhëtimet përkatëse tokësore. Drejt cilit udhëtim nisen ata dhe çfarë ndjesish përcjellin te ju si lexues ikje të tilla?166 Letërsi
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172