Page 169 - Demo
P. 169


                                    Nga teksti te reflektimi21. Rrëfimtari krahason familjen me fëmijë me bletën: u shtofshi si bleta; një bletë e plotë. Pse pikërisht me bletën? Pse përcjell mentalitetin e popullit tonë ky urim?22. Çfarë ju përcjell mënyra se si dialogon plaku me nuset? Ju duket familjar si dialog? 23. Si do ta përshkruanit si gjysh Ago Jakupin? A do të donit të ishit edhe ju një nga nipërit e tij? Pse?24. Si ndikon te ju si lexues gjithë rrugëtimi që bëri Ago Jakupi në një moment të caktuar të jetës së tij? A është një model që duhet ndjekur?25. Në këtë fragment dallohen vlerat dhe traditat e familjes shqiptare. Vazhdojnë të jetojnë edhe sot këto vlera? A kanë ndryshuar ato? Nëse po, si kanë ndryshuar?26. Në një pikë të caktuar të jetës së tij, ne mësojmë në tregim se Ago Jakupi gjen rrugën e Zotit dhe nis një lloj pastrimi shpirtëror në kërkim të gjetjes së paqes së fundit. Takimin me vdekjen, Kuteli e projekton si mbarim të udhëtimit tokësor, si çlodhje. Përcaktoni kuptimin e parë të fjalës çlodhje në gjuhën shqipe. Krahasojeni me kuptimin që merr kjo fjalë në këtë përdorim. Si lidhet ajo me synimin e Kutelit?27. Në këtë moment të fundit të jetës, duket sikur Ago Jakupi ka për të bërë edhe një udhëtim tjetër të vogël. Për ta kuptuar këtë, ndaluni në tri përdorimet e foljes çlodhem: duhet të çlodhem - po nuk u çlodh - tashi do çlodhem. Në të tria rastet e përdorimit, format e foljes marrin nuanca kuptimore lehtësisht të ndryshme. Si lidhet ky ndryshim kuptimor me amanetin e Ago Jakupit? Argumentojeni duke vlerësuar përdorimin e ndajfoljes tashi. 28. Në fjalën e Ago Jakupit vërejmë përdorimin e trajtës së shkurtër në rasën dhanore, më/m’i, e cila quhet ndryshe dhanore etike dhe rrëfen një marrëdhënie specifike mes folësit dhe referentit: më rrofshi, të na rrosh. Pasi të përcaktoni se cili është referenti në çdo kontekst përdorimi, tregoni llojin e marrëdhënies. Çfarë ndjesish ju përcjell përdorimi i dhanores etike?29. Ago Jakupi përdor fjali në mënyrën dëshirore, duke shpërndarë urime në ligjërimin e tij. Lidhni urimet e plakut me referentët sipas kontekstit. Çfarë përcjellin ato? Me se i lidh urimet e tij Ago Jakupi? Si lidhet kjo me traditat dhe zakonet e shqiptarëve?30. Mënyra se si vdes (çlodhet) Ago Jakupi të kujton mënyrën se si vdes Tat Tanushi. Duke i njohur të dyja personazhet, argumentoni se çfarë i bashkon ata në udhëtimet përkatëse tokësore. Drejt cilit udhëtim nisen ata dhe çfarë ndjesish përcjellin te ju si lexues ikje të tilla? Nga teksti te të shkruarit31. Ndërsa Ago Jakupi vdes në pranverë, Xheladin Beu vdes në vjeshtë. Tat Tanushi e kërkon dhe mezi e pret vdekjen, Ago Jakupi vdes i qeshur, ndërsa Xheladin beu vdes i çmendur. Duke shfrytëzuar të dhëna nga të tria tekstet, shkruani një ese ku të krahasoni takimet dhe dallimet e tri personazheve. Lidheni këtë me:momentin e kthesës së jetës së secilit personazh;me kohën kur ndodh kthesa; me përfaqësimin social të secilit;me mesazhin që përcjell secili prej tyre. Letërsi 167
                                
   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173