Page 17 - Demo
P. 17
Ibrahim RugovaParullat dhe ndërtimet stereotip janë tipar i një pjese tekstesh. Kështu, partitë politike kanë jo vetëm simbolet, por dhe parullat e tyre për çdo fushatë politike. Edhe nismat shoqërore e zbatojnë një gjë të tillë (p.sh.: Stop dhunës ndaj grave! Muaji i librit! Dita e poezisë!).Shembulli i sjellë më poshtë, është shprehje e përdorimit të gjuhës sipas këtij stili.Gjak, mundim, lot dhe djersë“Do t’i thosha parlamentit, ashtu si u kam thënë atyre që kanë hyrë në këtë qeveri: Unë nuk kam asgjë për të ofruar, përveçse gjak, punë, lot dhe djersë. Përpara nesh kemi një sprovë të rëndë. Përpara nesh kemi shumë muaj luftë dhe vuajtje. Ju pyesni, cila është politika jonë? Unë mund të them: të bëjmë luftë, nga deti, toka dhe ajri, me të gjithë madhështinë dhe forcën që Zoti mund të na japë; të bëjmë luftë kundër një tiranie monstruoze, që asnjëherë nuk është pranuar në katalogun e zi dhe të dhimbshëm të krimeve njerëzore. Kjo është politika jonë. Ju pyesni, cili është objektivi ynë? Unë mund të përgjigjem me një fjalë: Është fitorja, fitorja me çdo kusht, pavarësisht gjithë terrorit, fitorja, sado e gjatë dhe e vështirë mund të jetë rruga, sepse pa fitore, nuk ka mbijetesë”.(13 maj 1940, Dhoma e Ulët e Parlamentit, Fjalimi i Uinston Çërcillit si Kryeministër.)Disa ndër tiparet e këtij teksti janë:Sfera: Teksti i përket fjalimit politik mbajtur në parlamentin britanik dhe është transmetuar në radio.Funksioni: Kumton dhe veçanërisht synon të ndikojë e të bindë. Është Lufta e Dytë Botërore. Ai kërkon që të informojë Parlamentin për pozicionin e qeverisë së tij dhe të ndikojë e bindë atë se rruga do të jetë e gjatë dhe e mundimshme, por kjo është rruga që duhet ndjekur.Leksiku: Teksti i mësipërm ka një dhënës dhe një marrës tipik në kuadrin e fushës leksikore të fjalive politike: Kryeministri dhe Parlamenti. Ai flet në vetë të parë njëjës (ka lidhje me bindjen e plotë dhe përgjegjësinë që ka), kur i drejtohet personalisht, por pastaj kalon në vetën e parë shumës (flet në emër të sakrificës së përbashkët). Këta dy pjesëmarrës të këtij komunikimi dhe konteksti kur zhvillohet ky fjalim kushtëzojnë edhe mjaft fjalë që i përkasin fushës tjetër leksikore, që është ajo e luftës: luftë, vuajtje, terror, tirani, fitore etj. Po kështu, nevoja e luftës në çdo anë e në çdo front jepet nëpërmjet grupeve parafjalore që janë vënë në një shkallëzim ngjitës (nga deti, nga toka, nga ajri).Përgjegjësia e tij politike përfaqësohet nga foljet: them, përgjigjem.Teksti ka tone patetike (të ngritura, të zjarrta) në varësi edhe të funksionit që ka. Që në titull dallohen këto tone përmes enumeracionit të katër emrave që i përkasin fushës semantike të sakrificës në luftë (gjak, mundim, lot dhe djersë).Nuk është e vështirë të dallohen pjesë fjalish që formohen nga të njëjtat grupe fjalësh. Kjo është karakteristikë e fjalimeve politike, pasi rrisin tonet bindëse e patetike (Përpara nesh kemi... /Ju pyesni.../ Unë mund të them...)Në tekst gjenden edhe trope (metafora dhe epitete metaforike: një tiranie monstruoze, që asnjëherë nuk është kaluar në katalogun e zi dhe të dhimbshëm).Gjuhë 15

