Page 170 - Demo
P. 170


                                    GjuhëBashkërenditjaLogjika letrare dhe joletrare e fjalisë së thjeshtëFjalia është njësia bazë e paragrafit, për rrjedhojë edhe e tekstit. Përkufizimi i saj nuk është i thjeshtë, përderisa në të, veç kryefjalës dhe kallëzuesit, gjenden edhe elemente të tjera, si: kundrinori, rrethanori, ndajshtimi, përcaktori, përcaktori kallëzuesor. Fjalia mund të qëndrojë më vete, e pavarur nga një fjali tjetër për kryerjen e funksionit të vet komunikues dhe në këtë rast, ajo shfaqet edhe nga pikëpamja gramatikore e plotë. P.sh. fjalia “Natyra është e bukur” është një fjali e plotë nga ana gramatikore. Ka raste që pavarësisht se fjalia i ka elementet e nevojshme dhe është e plotë nga ana gramatikore, përsëri ka nevojë për një kontekst më të gjerë për t’u kuptuar. Kështu, grupi “Më pëlqen shumë”, ka nevojë për kontekstin për ta kuptuar plotësisht: – Të pëlqen ky libër?– Më pëlqen shumë.Fjalitë i kemi të thjeshta dhe të përbëra, në varësi të numrit dhe llojit të pjesëve që përmbajnë. Dallojmë tri lloje kryesore fjalish: të thjeshta, të përbëra me bashkërenditje dhe të përbëra me nënrenditje.Fjalia e thjeshtë përbëhet nga një fjali e pavarur, e cila mbështetet mbi një lidhje kryefjalëkallëzues. P.sh.: Nxënësit po përgatiten për provim. Ajo përdoret me synime të caktuara stilistike, kur përdoret në tekste letrare dhe joletrare, p.sh.: për të paraqitur fjalinë tematike të një paragrafi dhe për të përforcuar idenë e tij: Nuk është histori miqësie, as respekti të ndërsjellë, aq më pak romantike historia ime me fqinjën përbri. Përkundrazi, atë mund ta quash histori acarimi dhe durimi të pasosur - vullnet për tëzotëruar veten dhëmbëkyçur, që të mos shpëtojë asnjë replikë në lumin e pandalshëm të sharjeve, mallkimeve, fyerjeve... (“Fqinja”, A.Tufa);për të theksuar mendimin e saj në mes të një paragrafi: Me gjithë se u morën shumë masa, problemi i sigurimit të elementeve të të dy kategorive të arsimit profesional mbeti i mprehtë. Sidomos për atë të ulëtin, ishte një vështirësi më tepër. Shkelja e kritereve të moshës mjafton që të përmbushej plani, duke bërë regjistrime të nxënësve më të mëdhenj apo më të vegjël, u bënjë dukuri e shpeshtë që ndikoi në rezultatet e tyre. (“Arsimi në Shqipëri ‘45-‘60”, E. Kambo)Logjika letrare dhe joletrare e fjalisë së përbërë me bashkërenditjeLlojet e bashkërenditjeveFjalia e përbërë me bashkërenditje përbëhet nga dy ose më shumë fjali të pavarura. Bashkërendimdo të thotë që pjesët (fjalitë e thjeshta) lidhen me anë të lidhëzave bashkërenditëse: dhe, por, ose, Logjika letrare dhe joletrare e periudhës së përbërë me bashkërenditje dhe me nënrenditje168 Gjuhë
                                
   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174