Page 171 - Demo
P. 171


                                    kurse, edhe... edhe, jo vetëm... por edhe etj. Ndonëse teorikisht fjalia e përbërë me bashkërenditje mund të përmbajë një numër të pakufizuar fjalish të pavarura, në praktikë gjejmë dy ose tri të tilla në të njëjtën periudhë. Ato mund të lidhen me njëra-tjetrën në dy mënyra: me bashkërenditje: Ajo ishte mjaft e vjetër e Rifatit i kujtohej fare mirë. (“Toka e përgjakur)pa lidhëza, me shenja pikësimi (një mënyrë e tillë lidhjeje quhet parataksë): Në Tiranë, nëorët e mërzisë, i nxirrja shpesh fotografitë e Silvenës, rilexoja shënimin lavdërues të një reviste tëteatrit për të dhe nisja të shfryja kundër vetes. (I. Kadare, Hija)Në çdo fjali të përbërë me bashkërenditje mund të përdoren si lidhëzat edhe parataksa. Secili prej përdorimeve krijon rezultat të ndryshëm në ton dhe në theksim. Për këtë arsye, për të arritur efektin që synon teksti, mjeti lidhës zgjidhet në varësi të qëllimit të kumtimit.Bashkërenditja dhe synimi i tekstitNuk ka ndonjë formulë për të treguar që kumtet janë të barabarta në një fjali, por kjo varet tërësisht nga konteksti. Përdorimi i bashkërenditjes mund të jetë pjesë e stilit, pasi jep elementet e kërkuara, të cilat mund të jenë në trajtën e një enumeracioni të lidhur me lidhëza bashkërenditëse, p.sh. në kërkesën e një ushtrimi: Në tekstin e mësipërm, gjeni mjaft periudha të bashkuara pa lidhëza, gramatikisht të pavarura, por të lidhura nëpërmjet ligjërimit, intonacionit dhe kuptimit. (Gjuha shqipe, Pegi, 2017);Fjalitë bashkërenditëse përdoren kur synohet të paraqiten disa veprime që vijnë njëri pas tjetrit në aspektin e përshkrimit ose rrëfimit (në rastin tonë, ky i dyti): Hap derën e qurit, e fut gjogun brenda, shtyn derën e kullës dhe hyn në odë. (“Tregime të moçme shqiptare”, M.Kuteli);Bashkërendimi përdoret gjithashtu kur synohet të krahasohen dy persona/dukuri mes tyre kundrejt së njëjtës gjë, ose i njëjti person me dy ndjesi: Flamuri i kuq i Skënderbeut po valëvitej, kurse flamuri turk dhe shenjat e zotërimit turk po zhdukeshin. (“Historia e Pashallëqeve, Periudha e Mesjetës”, Z. Daja). Përdoret bashkërenditja në formën e parataksës me pikëpresje në rastet kur fjalia e përbërë ka nevojë për pushime të forta: Jeta është një gjuhë e huaj; të gjithë e shqiptojnë atë. (Ch. Morley). Një përdorim i tillë thekson kumtet dhe rrit edhe efektin poetik.Ka raste kur përdoret bashkërenditja e realizuar nëpërmjet parataksës, gjatë përsëritjes së mendimit të fjalisë së parë në fjalinë pasardhëse. Kjo bëhet për ta qartësuar dhe theksuar edhe më shumë këtë mendim: Tani qytetarët do t’i marrin shërbimet e tyre në portalin E-Albania; marrja e shërbimeve në portalin E-Albania përbën një arritje për administratën tonë. (Faqja zyrtare e portalit E-Albania). Ky përdorim bën që fjalia vijuese të riformulojë më mirë kumtin e fjalisë së parë. Përdoret kryesisht bashkërenditja e realizuar përsëri nëpërmjet parataksës (në këtë rast me pikëpresje), kur synohet që kumtet të vihen në kontrast ose të kundërshtojnë njëra-tjetrën. Parataksa e thekson dallimin mes tyre në këtë tekst: Ty nuk të zënë makinat, trenat, avionët; ty të zë libri. (A. Tufa)Bashkërenditja përdoret gjithashtu edhe midis fjalive që shprehin një marrëdhënie shkakpasojë, duke theksuar rrjedhën logjike. Kjo mënyrë lidhjeje e detyron lexuesin që ta plotësojë vetë kuptimin: Tani kemi më shumë institucione, shoqëri civile; duhet të ngremë zërin për tëdrejtat dhe nevojat tona. (A. Deda)Gjuhë 169
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175