Page 172 - Demo
P. 172
Fjalitë me bashkërenditje përdoren edhe për të bashkërenduar kumte me synim humorin apo cinizmin: Nuk shkoj kurrë në shkollë pa ngrënë mëngjes; uria të ngatërron mendimin. (N. Poroçani) Sigurisht, ka edhe raste të tjera, të cilat shfaqen gjatë përdorimit. Por mund të ndodhë edhe bashkërenditje e tepruar, kur fjalia e përbërë mban pjesë të bashkërenditura më shumë se ç’duhet. Në të shumtën e rasteve, dy fjali të pavarura në një fjali të përbërë të vetme janë të mjaftueshme (Zakonisht, tri janë kufiri praktik maksimal). Po bashkërendimi rëndohet, kur më shumë se tri fjali bashkërendohen zakonisht në tekst joletrar (kurse në tekst letrar varet nga stili). P.sh. Nxënësit lexojnë tekstin, njëkohësisht marrin informacione nga enciklopeditë dhe gjithashtu marrin informacione edhe nga interneti. (N. P) ndërkohë që mund të ndërtohej në këtë mënyrë: Nxënësit lexojnë tekstin dhe njëkohësisht marrin informacione nga enciklopeditë. Gjithashtu marrin informacione edhe nga interneti. (N. P) Kjo ndarje e fjalisë së përbërë arrin të qartësojë edhe më shumë synimin e autorit për të treguar mjetet e mundshme nga merret informacioni. S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Ç’është fjalia e thjeshtë dhe cila është marrëdhënia që krijohet mes pjesëve përbërëse të saj? Nga se përbëhet fjalia e thjeshtë?2. Çfarë quhet plotësi gramatikore? Jepni shembuj të saj. 3. Jepni shembuj të rasteve të përdorimit të fjalisë së thjeshtë në tekste letrare dhe joletrare, duke e lidhur me synime të caktuara stilistike.4. Ç’do të thotë bashkërenditje në fjali? Tregoni mënyrat se si lidhen me njëra-tjetrën pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje. 5. Jepni shembuj të paragrafit letrar dhe joletrar me fjali të përbëra me bashkërenditje, ku mendimet të jenë lidhur në mënyrën e duhur. 6. Jepni shembuj fjalish të përbëra me bashkërenditje, në të cilat lidhjet të përcaktohen nga synimi i tekstit. Tregoni mjetet që përdorni në lidhjen e pjesëve të fjalisë së përbërë. Ushtrohuni përmes tekstit7. Tregoni kryefjalën dhe kallëzuesit në fjalitë e mëposhtme. Njëra prej tyre nuk është fjali e thjeshtë. Gjejeni dhe shpjegoni pse.Drilona fitoi festivalin e këngës për të rinj. Ne të gjithë, vajza e djem vendosëm ta kalonim bashkë festën e Vitit të Ri.Martini e grisi letrën, e flaku në zjarr dhe vendosi ndërkohë të mos i shkruajë më kurrë.Zbriti nga avioni; lëvizi këmbët drejt daljes. 8. Cilat prej këtyre fjalive janë të përbëra me bashkërenditje? Gjeni ato që lidhen me lidhëza dhe ato që lidhen me anë të parataksës. Nëse mendoni se ndonjëra nga fjalitë nuk është e përbërë, shpjegoni se përse. a) Në konkurs morën pjesë shumë fëmijë dhe një numër i vogël të rinjsh. b) Në konkurs morën pjesë shumë fëmijë, por dhe një numër i vogël të rinjsh ishin pjesë e tij. c) Pjesa më e madhe ikën në plazh; edhe unë bashkë me ta. 170 Gjuhë

